Çfarë ju duhet: Vaj flokësh bimor (për shembull L’Huile Suprême Phyto), një llastik i madh me kapëse dhe një i vogël.

1. Aplikoni vajin dhe krihni flokët.
2. Lidhini flokët bisht në rrëzë të kokës, anash, me një llastik të madh.
3. Ndajeni bishtin në dy tufa të barabarta flokësh.
4. Kapni një tufë të vogël flokësh në njërën nga anët dhe futeni nga brenda ndarjes.
5. Përsëriteni këtë gjë edhe nga ana tjetër, duke gërshetuar dy tufat e holla me njëra-tjetrën.
6. Vazhdoni këtu me tufat e holla, derisa të mbarojnë dy tufat e mëdha të flokëve.
7. Lidheni në fund gërshetin me një llastik të vogël.
8. Hiqni llastikun e madh.
9. Me qëllim që të krijoni një efekt flu te gërsheti, hapni pak çdo nyje të tij, duke e liruar pakëz.
10. Aplikoni përsëri pak vaj, për të përfunduar gërshetin.
11. Ja, ku jeni gati!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *