Nga fillimi i revolucionit të “Flamingove”e deri tani kur partitë politike po e indetifikojnë veten si ushtare të këtij revolucioni karakteristik duket se është krijimi i një realiteti të ri politik,me raporte të reja elektorale dhe sfida që ikalojnë standartet mbi të cilat ka funksjonuar deri tani demokracia. Partitë politike edhe pse shprehin dakortësinë më “Flamingot”asnjera prej tyre nuk ka argumentuar konceptin mbirevolucion, për rendin e ri shoqërorë, se nuk kanë treguar si e konceptojnë demokracinë nërendin e ri, si do të kryhet qarkullimi ipushteteve, me vota apo me dhunën e rrugës, eligjet e xhunglës. E vërteta është se shoqëria ndodhet në mjergull, ndërsa revolucioni në njëerozion ideshë dhe qëndrimesh tepër kontradiktore, me kriza sa ideologjike, aq edhe politike e morale, me një luftë të ashpër për pushtet dhe protagonizëm se kush do ta rrëmbejë flamurin e opozitës. Revolucioni përjeton fazën ku ndërthuren hapur e të maskuara format e luftës hibride me metodat trdicionale të hakmarrjese shqiptare.
Po jetojmë stinën e ndërrimit të flamurëve.Kudo vrehen përpjekje për ripozicionime politike, nxitime marramëndëse në kapërximin e ylberit partiak, divorce brenda të njëjtit sekt politik,kërkim në rigjetje aleancash të reja.Dukuri të tilla nuk është hera e parë që ndodhin në shoqërinë shqiptare. Në veprën ”Epopeja e Ballit Kombëtar” Shefqet Musarai në mënyrëpoetike ka përshkruar largimin në masë tëballistëve si bashkëpuntorë të pushtuesve dhe bashkimin e tyre me fitimtarët. Edhe në vitet 90-të, të njëjtin vrap bënë shumë komunista për tu kthyer brenda natës në antikomunista, duke rendur për pushtet e para. Ishin ajo pjesë e shoqërisë ku Vaclav Haveli quante si kategoriamë e shëmtuar e njerëzimit.Tregëtia e flamurëve politik edhe në periudhën e tranzicionit u bë njësëmundje kronike për shumë politikanë,intelektualë dhe pushtetar që nuk rronin dotë pa pushtetit. Në çdo fushatë zgjedhore pazari për blerje flamurësh ishte i hapur. Por me revolucionin e “Flamingove”duket se ky treg ka një klientelë të lavdërueshme. Kudo kapërxime të ylberit, ndërrime të flamurëve politikë,nxitime për të gjetur një parti të re, e përqafim ekauzave që as emrin nuk u dinë dhe jo mëpërmbajtjen. Në këtë luftë për maska të reja janëpërfshirë si politikanë aventurjerë, partiçka,subjekte shoqërore, instrumenta të shoqërisëcivile e organizma të pavarura, njësi ekonomike që shkojnë nga frynë era e pushtetit, disa masmedja televizive dhe të shkruara, etj. Ato përjetojnë erozion qëndrimesh, çorjentime nëkahjet politike, divorcë nga tutorët e vjetër dhe rigjetjen e dashnorëve të rinj që mendohet nga ata se do të vinë në pushtet. Kjo kategori nuk jetojn dot në liri por vetëm nënë diktatin epushtet.
Politikanët dhe mijtë thuhet se janë të parët që indjejnë tërmetet fizike dhe në veçanti ato politike. Politikbërësit shqiptarë në periudhën e tranzicionit kanë qënë më të zellshmit nëtregëtinë e flamurëve politik. I kanë ndërruar flamurët pa shkaqe politike, ideologjike, pa u rrezikuar kauza që ata përfaqësonin, as siguria dhe mbrojtja e vëndit, por thjeshtë për përfitime vetjake, për një postë, një tender, një kredi, për një hakmarrje vetjake. Po ti kalosh në skaner politikbërësit e sotën mbi 20 përqind e tyre e kanë ndërruar flamurin politik, jo një herë pordisa herë. Madje tregëtinë e flamurit ata e kanëmënyrë mbijetese. Kështu ka ndodhur shpesh edhe me pushtetarët lokalë që në zgjedhje futen me flamurin e partisë që përfaqësojnë dhe nëfund pas humbjes së zgjedhjeve i gjenë me flamurin e partisë në pushtet, pasi ajo u ofronprivilegje, para, tendera dhe karjerë.
Turravrapin për të gjetur dhe kapërxyer ylberinmë të parë që do të sjelli kjo vjeshtë e kanë marëedhe disa të të ashtëquajturish intelektualë tëdështuar që u janë ngjitur pushteteve si hijena.Ky grup dordolecësh politikë duhet thënëse në të gjitha kohët dhe sistemet kanë qënë tësukseshëm vetëm në tregëtinë e flamurëve.Kështu mendojnë edhe tani ku ende pa përfunduar revolucioni i flamingove ata mblidhen në errësirën e natës dhe mes rrahjeve dhe grindjeve mes tyre projektojnë qeverinë e renë hije, ndajnë grada, ofiqe, poste dhe prona. E ruajt zoti Shqipërinë, por edhe Revolucionin nga këto qënie pa tru dhe shtyllë kurrizore.
Ndërsa në disa nga masmedjat ndodh njëfenomen tjetër në lidhje me frikën e ndryshimit të pushteteve. Sa më shumë ato e kanëshfrytëzuar pushtetin si puthador të saj, tani për tu treguar të virgjër janë bërë agresorët më tëmadh të pushtetit. Me një mediokritet klasik faqet e disa ekraneve e të gazetave mbushen me intriga ,shpifje hipokrite, me fallcifikimin e sëvërtetës. Dhe këto fatkeqësisht shiten për gazetari.Është shqeto humor,por edhe mjerim intelektual kur shikon që agjensi të ndryshme lajmesh i kanë gati gazetarët, si skllevër vullnetarë, të shkruajnë sipas oreksit të padronitdhe jo sipas parimeve të së vërtetës.
Nëse në Amerikë mjetet e masmedjas së shkruar dhe televizive u shërbejnë kauzave jo partive sinë rrumpallën shqiptare ku agjensitë e lajmeve dhe ekranet televizive e kthejnë kokën si luledielli sipas pushtetit dhe jo sipas të vërtetës.Agjensitë e famshme amerikane si CNN,The NeYork Times,The Washington Post apo televizioni Fox Neës,theWall street Journal,etj,nuk bëjnë tregëti me kauzat qëpërfaqësojnë pavarësishtë se kush vjen apo ikën nga pushteti. Tre të parat mbrojnë kauzat e demokracisë progresiste ndërsa të dy të tjeratatkauzën e konservatorizmit të djathtë.
Ende janë aktuale fjalët e të madhit Agolli me tëcilat u drejtohej politikanëve pa shtyllëkurrizore: “Më ngadalë në ndërrimin e flamurëve”. Lojën në ndërrimin e flamurëve politik, Agolli e vlerësonte si një “teatër komedjanësh e kameleonësh”.Ndërsa plaku imënçur Sabri Godo përmes një analize social politike këtë katëdori pushtetarësh e intelektualësh i vlerësonte se përjetonin “njëkrizë të thellë morali dhe të karakterit njerëzorë”, se”Ata që tregëtojnë flamurët”tregon se nuk kanë pasur kurrë një atdhe dhe ideal tëvërtetë politikë.
Është emancipim shoqërorë dhe kulturë epolitike kur populli me mekanizama demokratike ndërron vazhdimishte qeveritë, por është mjerim kur politikanët dhe intelektualët ndërrojnë flamurin politik sa herë qëndryshohen pushteti, për të vazhduar prostitucionin politik dhe korrupsionin, atje ku e kishin lënë në qeverisjet e para.





