This is an Uprising
Ky është tituli i librit me autorët amerikanëtMark Engler dhe Pauel Engler, botuar në vitin 2016 dhe ribotuar disa herë. Përkthimi në shqip“Kjo është një kryengritje”. Ideja qëndrore e librit ka të bëjë me organizimin e revoltave dhe lëvizjeve popullore, të protestave paqësore dhe kalimin gradual në kryengritje popullore.Mesazhi: “Pushteti nuk mbështetet vetëm te forca e atyre që sundojnë por edhe te bashkëpunimi i atyre që sundohen”. Nga pikpamja strategjike, për të sfiduar pushtetin,nuk përjashtohet edhe përdorimi i dhunës sëkushtëzuar fillimisht si mjet presioni psikologjik dhe më pas deri “te ndërprerja e normalitetit” dhe organizimi i dhunës sistematike.
Idetë e librit janë të shumta por lexuesit ndoshta i intereson të dijë sesi teori të tilla zbatohen nëvendin tonë. Për këtë na vjen në ndihmë fakti se një lëvizje e tillë e frymëzuar nga idetë e librit“This si an uprising” zhvillohet aktualisht në 9vende të Europës, në të njëjtën kohë, me tënjejtin skenar, me të njejtat mjete lufte, taktika dhe strategji.
Në Shqipëri është bërë zakon që çdo teorie,dukurie dhe zhvillimi të ri shoqëror nëbotë duhet t’i japim ngjyrimet tona,origjinalitetin dhe veçoritë kombëtare, të formësalla-shqiptarçe. Këshillat drejtuese të protestës,në të gjitha vendet që ndodhen nën trysninë e ngjarjeve të tilla, qoftë edhe formalisht, u kanëparashtruar qeverive përkatëse kërkest e protestës: dikush për koston e lartë të jetësës; tëtjerë për çmimet e pakontrolluara tëkarburanteve; për problemet e strehimit, etj. NëShqipëri lëvizja është memece, anonim nëorganizim, pa lidership e kërkesa ekonomike, nëdukje sikur shtrojnë probleme politike, edhe pse turma nuk do të organizohet si faktor politik.
Ka një kontradiktë: ajo mes mënyrës si po zhvillohet revolta shoqërore dhe pagëzimit tësaj. Në praktikë, zhvillimet kanë marrë formën e kryengritjes popullore, ku kontradiktat joantagoniste gradualisht tentohen të kthehen nëantagoniste. Për konsum propagandistik,drejtuesit e turmave por edhe disa masmedia iquajnë zhvillimet si protesta, madje edhe studentore.
Përdorimin i termit “protestë” dhe jo “kryengritje” bëhet qëllimisht që të fshihet disi agresiviteti dhe shkatërrimet e turmave, por edhe për të hiperbolizuar reagimin e policisë, e cila ditët e para u ndodh si në kurth, pasi ajo kishte ardhur të përballonte një protestë dhe jo një kryengritje. Këtu mendoj se duhet kërkuar edhe një nga arsyet se pse policia ditët e para pati ndonjë problem në organizim, në taktikatdhe në planizimin e operacionit.
Veçoria më tipike në Shqipëri, krahasuar me 9vendet e tjera të Europës është se atje partitëpolitike janë distancuar nga shtabet qëudhëheqin rebelimin dhe dhunën. Madje, edhe kreu i ekstremit të djathtë në Francë Le Pen, e dënoi dhunën duke bërë thirrje të mbrohet shteti dhe të dënohet dhuna. Me këtë frymë, deklarata u bënë edhe në Itali, Gjermani, Spanjë,Portugali, Belgjikë etj. Ndërsa opozita shqiptare pranon hapur se është frymëzuesja dhe organizatorja e rebelimit shoqëror. Ndërsa babai i dhunës, Sali Berisha shkon edhe më tej kur strehon dhunuesit në selinë e PD-së, duke marrëpjesë direkt në një krim. Më kot lodhet propaganda e protestës duke shpjeguar kauzën e saj, kur në fakt doli hapur se kauza e tyre ështëSali Berisha, familja e tij dhe krimet që ai vazhdon të kryejë duke shfrytëzuar protestën.Mjerë për kauza të tilla që kullojnë gjak,korrupsion, vjedhje dhe vrasje!
Në krahasim me 9 vendet e tjera që ndodhen nëzonën e kërcënimit ku kontradikta dhe konflikti zhvillohen mes qeverive dhe protestuesve, nëShqipëri protesta përfaqëson një shumëkonfliktesh e kontradiktash me natyrë sa politike, ideologjike, fetare, nacionale, sociale,etj. Hedhja në përroin e Lanës e xhunjor Balliut ishte produkt i luftës ideologjike mes rrymave tëndryshme politike për protagonizëm politik.Zjarrvënia e përsëritur në selinë diplomatike tëVatikanit duket si një shpërthim i maskuar i luftës fetare mes sekteve të ndryshme tëprotestës. Djegia e dosjeve e gjykatave shfaqet si duel mes kriminelëve që enden rrugëve të lirëdhe drejtësisë që duhet t’i ndëshkojë. Poshtërimi i simbolikës së Gjergj Fishtës provoi se injoranca dhe mungesa e kulturës kërkojnërevansh mbi dijen dhe qytetërimin. Tentativa për të dhunuar monumentin e Heroit tonë Kombëtar Skënderbeut ishte një agresjon ndaj historisë sëShqipërisë. Ndërsa shkatërrimi nga protestuesitsot e përkujtimoreve të të vrarëve nëprotestuesve të 21 janarit, nga qeveria e kohës është jo vetëm shëmtia më e madhe që tregon se urrejtja e turmave udhëheq frymën e protestës.
Djegiet dhe shkatërrimet nga protestuest sipas strategjisë së nivelit zero janë imazhet e para të“Rendit të Ri” ku përmes vetëgjyqësisë tërealizohet rishpërndarja e pasurisë.
E veçanta tjetër është fakti se ndryshe nga prokurorët dhe gjykatat e 8 vëndeve të BE qëndodhen mes flakëve dhe shkatërrimeve për tëmbledhur prova për ndërtimin e pretencës ndaj krimeve të ndodhura, prokurorët dhe gjykatat nëShqipëri ngrohen në zjarrin e djegieve dhe shkatërrimeve . Madje ata e shpallën hapur se problemi për ta nuk janë krimet e maskave, por vetë qeveria pa maska.
Në librin “This si an uprising” format dhe mjetet e luftës hibride të përdorura në protesta nuk trajtohen në mënyrë të thelluar, por fragmentare.Duke analizuar zhvillimet e fundit jo vetëm nëShqipëri, si edhe në 8 vendet e tjera europiane,lufta hibride shfaqet me intensitet të lartë. Nëvendin tonë ajo realizohet me metoda të hapurapor edhe të maskuara; me mjetet inteligjente por edhe primitive; nga intelektualë por edhe nga tëpashkollë; me drone, GPS ku vëzhgohen lëvizjet e makinave të policisë, apo edhe flakhedhësa modernë çmimi i të cilëve shkon deri në 50 mijëeuro copa dhe të munguar në tregun shqiptar. Pjesë e luftës hibride faktikisht janë edhe disa ekrane televizive apo mikrofon radjoje por edhemaskat e errësirës. Në hartën e mjeteve të luftës hibride gjenden si punishtet primitive tëprodhimit me lëndë ndezëse, ashtu edhe dyqanet që tregëtojnë llastiqe dhe sfera si mjete të fortakundër policisë. Pa folur pastaj për disa karakteristika të verejtura në duelin e turmaveme policinë ku u pa që maskat kryenin veprime tepër të kualifikuara që vështirë se çdo shkollëzbulimi nuk do t’i vlerësonte.
Qëllimi i këtij shkrimi nuk ishte analiza e librit“This si an uprising”, por ajo se si organet dhe institucionet mësimore e shkencore, veçanërisht ato të sigurisë dhe të ruajtjes së rendit, e ndjekin tregun e informacionit global: si punojnë ato për ta përgjithësuar e zbërthyer përmes materialeve mësimore, përgjithësimeve, metodikave tëstërvitjes, deri te rikonceptimi i taktikave,mënyrave të veprimit, normave taktiko-operative dhe strategjinë e përdorimit të forcave.Mosnjohja e informacionit të ri operacional bën që forcat e sigurisë dhe të ruajtjes së rendit tëndodhen përballë problematikave të panjohura,në marrjen e vendimit dhe ushtrimin e forcës nëpërputhje me ligjet.
Libra si “This is an uprising”duhet të gjenden nëbiblotekat e institucioneve të sigurisë, jo për t’u frymëzuar, por të ndërtuar format e reagimitoperacional në mbrojtje të shtetit,të protestuesve dhe ndarjen e tyre nga kriminelët.






