Duket se është radha e këngëtares Soni Malaj, që ta ketë Young Zerkën pjesë të bashkëpunimeve të saj. Ky i fundit, për stilin e veçantë që ka në të kënduar, është kthyer në këngëtarin më të kërkuar për bashkëpunime. Ai spikati më tepër gjatë bashkëpunimeve të para me Dhurata Dorën, të cilët sillnin një stil xhamajkan në këngët e tyre. Donaldi apo Zerka, siç e thërrasin, është rritur me këtë stil muzike duke qenë se ka jetuar në një familje xhamajkane gjatë periudhës së qëndrimit të tij në Angli. Duhet thënë se kjo është një periudhë e mirë arritjeje profesionale për të. Kujtojmë që vetëm pak kohë më parë, ai u shpall edhe fitues i Këngës Magjike me Aurela Gaçen, me bashkëpunimin e titulluar “Pa kontroll”.
Dhe, duke u rikthyer te bashkëpunimet, shumë shpejt presim bashkëpunimin e tij me këngëtaren Soni Malaj, e cila siç edhe e keni vënë re, pas një pauze të gjatë, u është rikthyer projekteve muzikore. Pas pushimeve që bëri bashkë me familjen në Romë, Soni i është rikthyer punës, duke e treguar këtë edhe me foton ku duket në studio me Young Zerkën.

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *