Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Bëj dot bashkim familjar me babain?
Këshilla për të bërë pazar… që të mos pendohesh për ato që ke blerë!
Makarona me lulelakër

Këshilla për të bërë pazar… që të mos pendohesh për ato që ke blerë!

Ke parë në një dyqan këpucët e ëndrrave të tua, fustanin e mbrëmjes, ose një pallto të madhe që është kaq në modë? E provon, shihesh në pasqyrë, bën disa hapa, pyet shitësen dhe shoqen për t’u siguruar në do ta blesh apo do ta kthesh në raft. Bën zgjedhjen e duhur? Para se të marrësh vendimin përfundimtar, ja 10 pyetjet që duhet t’i bësh vetes, që të mos pendohesh pse e bleve!

 

  1. Po e blej ngaqë është me zbritje?

Atëherë harroje dhe blije kur të kesh vërtet nevojë.

Advertisement

  1. Më bën tamam? Është masa ime?

Nëse blen diçka me shpresën se do ta veshësh kur të biesh disa kilogramë, atëherë ji e sigurtë se do t’i harxhosh paratë kot!

  1. Ndihem mirë kur e kam veshur?

Nëse nuk ta mbush syrin në pamje të parë, harroje. Fakti që është në modë, nuk do të thotë se u shkon të gjithëve.

  1. Po e blej vetëm sepse është firmë e njohur?

Firma nuk do të thotë asgjë, vetëm sa do të të rëndojë xhepin.

  1. Po e blej sepse është në ofertë?

5 copë me çmimin e njërës? Përpiqu t’i rezistosh tundimit nëse nuk ke vërtet nevojë.

  1. Ke rroba të tjera me të cilat mund ta kombinosh?

Mendo shpejt tre komplete që mund të kombinosh! Nëse jo, atëherë lëre.

  1. Ku do ta vesh?

Nëse ke qëllim të shkosh në ndonjë mbrëmje, ose në tapetin e kuq, atëherë jepi një shans, përndryshe, mund ta lësh aty ku e more.

  1. Kam vend bosh në dollap? Nuk kam pallto për dimër? Atëherë blije!

Ke dy dhe do të blesh të tretën? Lëre fare dhe shih se çfarë të mungon.

  1. Ma mban xhepi?

Nëse shpenzimi është aq i madh sa nuk të dlin paratë deri në fund të muajit, as mos e ço fare nëpër mendje.

  1. E dua me gjithë zemër?

Nëse dyshon dhe nuk ndjehesh 100% e sigurt, atëherë me siguri do të përfundojë e harruar në ndonjë raft.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Bëj dot bashkim familjar me babain?

Next Post

Makarona me lulelakër

Advertisement