Përbërësit:

1 kokë e madhe lulelakër

1 portokalle mesatare, me lëkurë, e larë mirë

3 lugë vaj ulliri

2 qepë të mëdha të prera trashë

2 thelbinj të mëdhenj hudhre të grira hollë

6 domate të thata, në vaj ulliri, të grira

2 degë rozmarinë

1/2 luge çaji kumin i grirë, ose më shumë nëse doni

1/2 luge turmerik

1/2 lugë e vogël kërri (curry)

500 gramë makarona

kripë dhe piper

 

Përgatitja

Priteni lulelakrën në mes, nga kurora në bazë dhe më pas çdo gjysmë përsëri në mes. Më pas priteni atë në feta të holla, lajeni mirë dhe kullojeni. Priteni portokallen në feta afro gjysmë centimetri secila. Nxehni vajin e ullirit në një tigan të thellë dhe skuqni qepën, derisa të zbutet, shtoni hudhrën dhe më pas fetat e lulelakrës. Shtoni kripën dhe piperin, si edhe copat e portokalles, domaten e grirë dhe erëzat. Shtoni rozmarinën si edhe gjysmë filxhani me ujë. Vërini kapakun dhe ziejeni lulelakrën ngadalë, derisa të zbutet, por të jetë ende al dente, afro 20-25 minuta. Ndërkohë, vini një tenxhere të madhe me ujë në zjarr, shtoni kripën dhe zieni makaronat. Kullojini dhe më pas shërbejini me salcën e përgatitur. Mund të shtoni arra dhe vaj ulliri nëse dëshironi dhe, kur ta shërbeni në pjata, djathë të grirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *