Nata e mrekullive..!
Ka dhe çaste mrekullie në errësirë.
Kur pranë meje fare ngjitur rrije ti.
Trupa, krejtë të zhveshur e te shtrirë.
Zhurmë puthjesh, pëshpërima, qetësi.!

Në errësirë, sytë e tu lëshonin zjarrë.
Syte e mi këtë cast e kishin pritur.
Ne kërkonim njëri-tjetrin si të marr.
Kur dy trupat tan’ në një,ishin të ngjitur.!

Në c’detaje mund të hyj e në c’kujtime
S’di c’të lë e cfarë të zgjedh nga ajo natë.
Ka me mijra netë që ikën, jeta ime…!
Por ajo ish’ më e bukur, më e gjatë.

E c’të them kur në dy njerëz mrekullia,
vjen papritur, pakuptuar cuditërisht.!
Më e bukur, më magjepse dashuria
është atëherë, kur të kap zemrën befasisht.!

Ne nuk ishim thjeshtë dy trupa zënë në epsh.
Por dy zemra mbushur zjarrë e dashuri.
N’atë natë nuk mund të thuhet që bëm’ seks
Ajo natë ka vec një emër, mrekulli..! Bledi ylli

Trofeu
Që ditën e parë që të pash,
Ndjeva se të njihja vite.
Zemrën time ty ta dhash,
Beji c’të duash, mbaje a mbyte.!

Tani prej teje e robëruar,
N’atë thell’sinë e syve të tu.
Krejtësisht jam dashuruar,
Si gorgona me detin blu.!

Gjithshka para teje humbi u bë pluhur.
Akoma dhe ajri mban tënden arome.
E jetës time je trofeu më i bukur.
Dhe i tille zemër, do t’jesh gjithmonë.!!! Laerta kajtani

Gjeniu…
O Migjen, gjeni i rrallë,
Ç’thesar ka lindur kjo tokë!
Librat tanë radhë-radhë
Ju me një bëtë epokë.

– S’ishe prerë për lajle-lule
Dhe në ballë i re mjerimit.
Kokën kurrë s’e përkule,
O Migjen i përparimit!

– Përndrit madhështia jote
Vrerin nga rrënjët e shkunde
Grushti yt gjëmon ndër mote.
O Mali, që nuk u tunde! Izet S. Culli

Lulet e Mollës
Molla çeli shpejt këtë herë
Në dimër e jo në pranverë
E mashtroi koha e një dite
Që shpejt lulet t’i çilte

– Shumë shpejt u zhgënjye
Kur acari e ka ngri’
Ngeli e tharë pa shokë
Të gjitha lulet i ranë në tokë

– Kush shpejt mashtrohet
Kush shpejt ka me u ngut
Do mbetet e tharë(si lulja)
Do mbetet pa asnjë frut… Ilir Mera

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *