Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Poezi nga Landa Molishti!

Ç’PO NDODH KËSHTU?!

Ç’ po ndodh kështu, në këtë botë të rremë,
Disa qajnë, disa dinakë të djallëzuar po qeshin?!!! Botën mbarë e helmojnë, duke izoluar, lodhur, cfilitur, paralizuar në këtë errësi, babëzi-kapitalizëm.

Ah! Popujt e gjorë, shumë po vuajnë.
Mendohem, një vështrim hedhë nga dritarja, bie shi papushim, shi litar…
Janë këto lot, të popujve të pafaj?!

Advertisement

Qielli nxirë, retë e dendura, toka shpesh ndien tërmete?!…
Natyra “kokën e ka ulur”, gjethet vjeshtore Trotuaret kanë mbuluar, në dité mordesh flasin me vete?!…

Rrugë të zbrazura, asnjë fytyrë njeriu nuk shoh në mëhallë. Vallë, ç’po ndodh kështu, mendja më shkon vërdallë?!
Një llum njerëzish babëzinj, të pangopur…
E hodhën helmin, fshehën duart ikën tutje-tëhu.

Miliona njerëz, të pafajshëm në glob, Humbën jetën, mjekësia: heronj e heroina,
U përleshën në krye të detyrës me “armikun” e fshehtë, që solli arkivole plot.

Lotët e nënave që s’ thahen, djelmosha e vajza humën jetën.
Fëmijë, që mbeten jetimë, e dhimbja në Shpirtëra i pushton, me lot i mbulon…

Ju, o të babëzitur të liq, që s’ngopeni duke u tallur duke numëruar milionat…
Nga humbjet e jetërave, kaq shumë dhimbje e plagë, hapët në mbarë botën.

Ju të fshehur dikund skutave, o cuba, shpellaré “modernë”, o gjakpirës trutharë,
Mbi njerëzimin po shkelni si mbi grumbuj milingonash, për ato pislléqe milionash.

Për ju, o kanibalë, xhelatë me të ziun ideal. Vallë, orekset tuaja, kur do t’i shuani?!
Botën,-gjakftohtë po e fikni, për kapital.
Një ditë, mëkatet shtrenjtë do t’i paguani.
28.12.2020

PENDIMI?!

Kush tha që, në rini s’kemi gabuar,
Duam, të gënjejmë veten?!
Me fatet tona, si foshnjet kemi luajtur.
Aspak, pa menduar, kuturu kemi vepruar.
Më pas zëmë, qajmë e mallkojmë veten,
Për një kohë, apo për tërë jetën?!

Koha është si lokomativë treni, që s’pret.
Kur niset, në çdo stacion katundi
s’ndalon.
Ne të zgjohemi nga letargjia, duke ulëritur, medet…
Si hartim nxënësish, t´i korrigjojmë gabimet e jetës sonë.

Kush tha që në këtë botë zemrat s’falin,
Dje duheshit njerëzisht-shqiptarisht me njeri-tjetrin?!
Sot, miq të besës dhe të nderit, për idealin.
Zjarret rinore nuk shuhen, kur ato dinë të ruhen.
Mbajnë prushin në zemra, s´vdesin përjetë.

Kush tha, në këtë botë s’ka njerëz të mirë,
Gënjejnë veten, janë si lulet e rralla në gji?!
Zor të arrijmë që, t’i shohim kur hapin petalet, kur lulëzojnë.
T’i prekim, t´i shijojmë aromat, t´i ledhatojmë unë edhe ti.
27.12.2020

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kujdesi për dhëmbët tek fëmijët! Nga Dr. Nertila Basha!

Next Post

Prek Vukaj i këndon heroit Lulzim Morina

Advertisement