Do të dukesh më e re? Atëhere, zgjidh volumin. Ja disa këshilla për të pasur flokë, qerqikë dhe vetulla më të dendura dhe me volum…
1. Për flokë me volum, seksi
Mënyra më e mirë për të pasur flokë me volum është të harxhosh 15 minuta për t’i tharë me tharëse. Volumi krijohet duke i ngritur flokët lart (fillo që nga rrënja). Kur flokët thahen pa tharëse, rrënjët sheshohen dhe flokët bëhen të sheshta, pa volum. Në fillim, apliko një shkumë të lehtë ose një spraj për ngritjen e rrënjëve, pastaj ndaji në tufa. Përdor një furçë të rrumbullakët qeramike për t’i ngritur flokët lart, ndërkohë që i than me tharëse.
Zgjidhja e shpejtë: Hiq dorë nga masha drejtuese.
Nëse ke flokë me onde ose kaçurrela të mëdha, mund të duash t’i drejtosh, por kjo do të dëmtonte volumin natyral të flokëve dhe do të dukesh si e sajuar. Përdor bigudina të ngrohta ose një mashë për flokët kaçurrelë, për të shtruar dhe lëmuar flokët rebelë pa i sheshuar ata, ose përdor një mashë drejtuese me këmbëz të rrumbullakët.
Zgjidhja afatgjatë: Lyej flokët.
Bojërat e përhershme i fryjnë flokët, pasi i bëjnë ato më të trasha. Edhe fijet luajnë të njëjtin rol dhe flokët me fije nuk kanë nevojë të lyhen shpesh, por është e vështirë t’i aplikosh në shtëpi, duhet të shkoni në parukeri.
2. Për qerpikë të dendur
Zgjidhja e shpejtë: Ndërro rimel.
Një rimel me shumë pigment do të forcojë dhe trashë qerpikët e tu. Vendose furçën e rimelit në bazë të qerpikëve dhe lëvize në majë. Qëllimi është të ndahen qerpikët para se të thahet rimeli, ndryshe ata do të mbeten të ngjitur me njëri-tjetrin.
Zgjidhja afatgjatë: Përdor “Latisse”.
Ekzistojnë shumë serume për shtimin e qerpikëve, por “Latisse” është i vetmi i aprovuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Mjekësisë. Ky serum përmban bimatoprost, një ilaç që përdoret për të trajtuar glaukomën (sëmundje sysh), i cili është provuar se nxit rritjen e flokëve dhe i bën qerpikët më të dendur, të gjatë dhe të errët, brenda 8 javëve. Megjithatë, duhet të marrësh edhe mendimin e mjekut, pasi trajtimi kushton.
3. Për vetulla të bukura
Zgjidhja e shpejtë: Përdor lapsin
Shumë nga ne duken më të reja me vetulla më të mbushura dhe me një hark të lehtë. Nëse vetullat i ke shumë të holla, përdor një laps për t’i trashur. Që aplikimi të duket sa më natyral, bëj viza të shkurtra, si qime dhe pastaj “krihi” me një furçë të pastër rimeli për ta shpërndarë ngjyrën në mënyrë të njëtrajtshme në gjithë gjatësinë e vetullës. Ka lapsa të pajisur me furçë.
Zgjidhja afatgjatë: Përdor me kujdes piskatoren.
Nëse heq gabim vetullat me piskatore ose me dyllë, i bën shumë të holla ose lë ndonjë vend bosh, do ta kesh të vështirë t’i rregullosh gabimet shpejt. Duhen deri në 4 muaj që vetulla të rritet krejtësisht, prandaj, nëse nuk di t’i heqësh siç duhet, më mirë shko në parukeri.