Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

BARCALETA

Te mjekja
Një burrë me probleme urinare, shkon tek urologu, por habitet kur gjendet para një mjekeje të re dhe të bukur. Mjekja i kërkon të zhvishet dhe të shtrihet në krevat.
– Në fillim, – thotë ajo, – dua të kontrolloj testikulin e djathtë. Gjatë ekzaminimit, ju duhet të thoni tridhjetë e tre…
– Tridhjetë e tre.
– Me sa duket, s’paskeni probleme. Tani do të kontrolloj të majtin. Prapë duhet të thoni tridhjetë e tre!
– Tridhjetë e tre!
– Nuk shoh ndonjë problem as këtu. Tani më duhet të ekzaminoj penisin. Mos harroni të thoni tridhjetë e tre…
Dhe burri: – Një, dy, tre, katër, pesë…

Pyetja
– Përse seksi me një burrë është njësoj si një telenovelë?
– Sepse përfundon në pjesën më të bukur dhe të lë takim në edicionin e ardhshëm!

Memeci
Një burrë hyn në bar dhe i drejtohet baristit: Një bi-bi-bi-bi-birrë të lu-lu-lu-lutem!
Baristi, duke i dhënë birrën: – Edhe unë isha memec si ju, për njëfarë kohe. Pastaj i kërkova gruas të më rrihte çdo natë dhe, e di ti që funksionoi? Tani nuk belbëzoj më! Pse nuk e provon edhe ti?
Burri ikën. Dy javë më vonë, ai rikthehet në bar dhe kërkon: – Një bi-bi-bi-bi-birrë të lu-lu-lu-lutem!
Baristi: – Akoma belbëzon ti? Nuk e provove atë që të thashë?
Burri: – Po, po, e pro-pro-provova, po nuk-nuk-nuk funksionoi… Megjithatë, të përgëzoj; ke alamet gru-gru-gruaje!

Advertisement

Mes miqsh
– Sot çova qenin te veterineri, se i është bërë ves të më kafshojë gruan!
– Vërtet?! I bëre injeksion që të ngordhte?
– Jo, jo, i mpreha dhëmbët!

Policët dhe pulëbardha
Dy policë shëtisin në bregdet. I pari: – Oh, shiko sa gjynah, një pulëbardhë e ngordhur.
I dyti, duke ngirtur sytë lart: Ku është? S’po e shoh!

Pacientja
Sot, në klinikë më erdhi një nga pacientet e mia më të vjetra. E njëjta vizitë e përgjithshme, e njëjta recetë, mirësjellje, si me pjesën më të madhe të pacienteve të mia… Para se të ikte, zonja më tha:
– Doktor, unë ju vlerësoj shumë. U bënë kaq vjet që njihemi dhe, në fund të fundit, jemi bërë si miq të vjetër. Për këtë arsye, nuk ju kam paguar… Më dukej sikur do të fyeja miqësinë tonë… Megjithatë, për mirënjohje, jua kam vënë emrin në testamentin tim!
Atëhere i thashë: – Ju falënderoj shumë zonjë… A mund të ma jepni pak recetën që ju dhashë?! Duhet të bëj një modifikim të vogël…

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

B2N: Do t’u këndoj këngëtareve që lënë nam!

Next Post

Për të pasur flokë, qerpikë dhe vetulla më të dendura

Advertisement