Majlinda gjithmonë shkëlqen në paraqitjet e saj publike. Ish e dashura e këngëtarit nga rradhët e Babastars, Majk nga një vajzë që frekuentonte shpesh jetën e natës, me ardhjen në jetë të djalit i është dedikuar plotësisht atij. Por, krahas Roanit, bukuroshja po gjen kohë mjaft shpesh edhe për veten. Mbrëmë, Majlinda ka lënë pa fjalë ndjekësit e saj me një fotografi ku shfaqet e rregulluar, para se të shkonte në Zone. Ajo ishte e pranishme në sektorin VIP të Zone club me shoqërinë e saj në përkrahje të babait të Roanit, Majkut. Në këtë mbrëmje Majk dhe Cozman shfaqën një nga performancat më spektakolare kohët e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *