Portofoli dhe hajduti
– Para dy netësh kam parë në ëndërr sikur kisha në dorë një portofol. Aty kisha shumë para. Duke ecur rrugës, një person që m’i pa, u mundua të m’i vidhte, por unë s’i lëshoja nga dora kurrsesi. Më pas, ai iku. Pres një parashikim nga ana juaj, ju lutem. Çfarë kuptimi ka kjo ëndërr?
– Portofoli ka lidhje me sekretet, dëshirat dhe mendimet që nuk i ndani me askënd. Është dikush afër jush, që dëshiron të dijë më shumë për ju dhe po mundohet t’ju “blejë”, në njëfarë mënyre. Kjo do t’ju bëjë që të ndiheni paksa i kërcënuar këto kohë, por nuk do t’ia arrijë qëllimit, prandaj mos u shqetësoni, vetëm vazhdoni të ecni përpara në jetën tuaj.

Beba të vegjël
– Shoh shpesh në ëndërr bebusha, sikur i mbaj në krahë, ndonjëherë sikur e kam bebin tim. Unë, në fakt, jam e martuar dhe nuk kam fëmijë. A mund të ma shpjegoni çfarë do të thotë kjo ëndërr? Faleminderit.
– Përgjithësisht, fëmijët e vegjël janë shenjë e mirë. Ata përfaqësojnë energji pozitive, kapacitet për të eksperimentuar gjëra të reja, projekte të reja, të cilat duhen vënë në jetë. Në rastin tuaj, përveç këtyre që ju thashë më sipër, ëndrra tregon edhe dëshirën tuaj për të pasur fëmijë. Mendohuni pak më shumë dhe vëreni në jetë këtë dëshirë tuajën. Sa më shpejt, aq më mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *