Kam motrën time 19 vjeçe dhe kur ka qenë e vogël e ka lënduar syrin padashje. Ajo i ka sytë e kaltër, dhe syri që i është dëmtuar i është bërë gjysëm kafe dhe gjysëm i kaltër, pra ngjyra e saj. I dallohet shumë ndryshimi i ngjyrave, dhe ajo e ka shumë kompleks. Shikon në rregull me të, nuk ka pengesë. Përse ndodh ky ndryshim i ngjyrave, a mund ti kthehet ngjyra përsëri siç e ka pas? Apo nuk bëhet më? Kam parë shumë persona me sy me ngjyrë që i kanë të ndryshëm, jam shumë kurioze si ka mundësi që disa i kanë njërin jeshil dhe tjetrin bojqiell kam parë vetë me sytë e mi dhe jam çuditur për këtë gjë?
Rezarta Shkurti, Okuliste, Adresa: 1) Poliklinika Qendrore 2) Optika UNION, pranë DIAMOND tek 21 Dhjetori. Kontakt: +355692529165:- Përshëndetje, e dashur. Më vjen keq për rastin e motrës juaj, sepse ky sy i goditur, përveçse ka problem mjekësor, pra nga ana funksionale, ka një ulje të performancës së shikimit, por është edhe problem estetik, pasi ky sy pas goditjes ka ndryshuar ngjyrë. Fenomeni i ndryshimit të ngjyrës vjen si pasojë e proçeseve degjenerative që ndodhin në pjesën e syrit të goditur. Këto proçese sëmundjeje bëjnë që irisi apo ajo që duket pjesa me ngjyrë e syrit, i nënshtrohet ndryshimeve patologjike qelizore, të cilat dëmtojnë fort dhe në mënyrë të parikthyeshme qelizat e irisit, dhe në përfundim, përveçse këto qeliza nuk e ushtrojnë me aktivitetin e tyre, ndryshojnë edhe ngjyrë, gjë që përbën problem të theksuar estetik.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!