Ai ishte një prej pikave kulmore të Shqipërisë në Europianin e vitit 2016 të zhvilluar në Francë, pasi goli ndaj Rumanisë e futi Shqipërinë si asnjëherë tjetër në “vallen” e kualifikimit përtej fazës së grupeve.Por, edhe pse arsyet janë të kuptueshme, sulmuesi i Kombëtares shqiptare Armando Sadiku ka nisur të bëjë bujë edhe jashtë fushës, me një kërkesë të tij të formalizuar për të marrë pasaportën bullgare.Mediet zvicerane, vend ku edhe aktivizohet futbollisti i kuqezinjve kanë zbuluar detajet e aplikimit që Armando Sadiku ka bërë në janar të këtij viti në Sofje.

“Është e vërtetë. Gjyshërit e mi kanë pasaportë bullgare dhe prej tyre dua edhe unë të kem një të tillë”, tha sulmuesi i kombëtares, që nënvizoi se procesi i natyralizimit me pasaportën e re të vendit të BE-së po shkon sipas planit, transmeton TCH.

25-vjeçari humbi dy ditë përgatitje me skuadrën e Luganos, pikërisht për shkak të pasaportës, që mund ta lehtësojë karrierën e tij futbollistike.Lojtarët nga BE-ja vuajnë më pak kufizime sesa lojtarët e tjerë, e për këtë, “bomberi” i përfaqësueses ka kërkuar ndihmë në Sofje, nën evokimin e gjyshërve të tij. Pavarësisht kësaj, për mediet zvicerane, që jo shpesh vuajnë diskutime mbi kombësinë në sport, bën çudi sesi heroi shqiptar kërkon të kthehet në një bullgar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *