Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us
Isha shtatzënë
Miss e Mister Durrësi 2016, jo vetëm të bukur
Varre dhe fantazma

Miss e Mister Durrësi 2016, jo vetëm të bukur

12922352_1250929994937091_495287060_o 12966497_1250924201604337_1519611527_nAjo është 17 vjeçe, quhet Katerina Avdullai dhe studion në gjimnazin “Leonik Tomeo” në Durrës, ndërsa ai është 20 vjeç, quhet Erald Farruku dhe është student në vitin e tretë për Inxhinieri.  Këta dy emra fituan kurorën e më të bukurve të Durrësit. Plot 36 konkurrentë, 18 nga të cilët ishin djem dhe 18 vajza, konkurruan për këta tituj, duke i parë si një dritë jeshile për të ardhmen tyre në fushën e modelingut. Organizatorja, Myzejen Konduri, ka pasur si qëllim në përzgjedhje, jo vetëm bukurinë, por edhe inteligjencën, një gërshetim shumë i rëndësishëm në art. Vetë organizatorja, por edhe zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj u kanë ndarë çmimet dy fituesve të bukurisë durrsake. Pjesëmarrës në këtë event ishin edhe stilisti Altin Mici, Belina Budini, këngëtarët Soni Malaj, Anxhela Peristeri, Erik Lloshi e shumë personazhe të tjera. “Miss dhe Mister Durrësi” është kthyer në një traditë kulturore shumë të bukur dhe këtë vit, Katerina dhe Eraldi, patën fatin të gëzojnë titullin dhe kurorën. Suksese të gjithëve, në edicionet e tjera në vazhdim.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Isha shtatzënë

Next Post

Varre dhe fantazma

Advertisement