Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us
Mrekullia e kërpudhës së Tibetit
Erion Isai: Partnerja më ndihmon të flas për femrat
Më mbeti shtatzënë vajza e virgjër

Erion Isai: Partnerja më ndihmon të flas për femrat

“Portokallia” ka startuar tashmë. U bënë dy të diela që siellet në skenë shoë më i ndjekur nga shqiptarët. Sigurisht disa personazhe kanë ndryshuar, përpos Erion Isait që aktron se bashku me Bes Kallakun, dyshja e famshme që s`po di te ndahet ekranit. Shpesh krijojnë batuta rreth përditshëmrisë, ku nuk lënë pa ironizuar sjellje biznesmenësh, politikanësh, edhe padyshim femrash. Femra në fakt është epiqëndra e ironizimit të tyre, edhe Erioni shprehet se për aq sa femrat të kenë sjellje të tilla, aq edhe ato do ironizohen në batutat e tyre. Një ndër këto batuta, “Ça thu miiii?”, ende sot përmëndet si më gazmoret edhe i ka qëndruar kohës. Erioni na tregon për raportin me Besin, planet në teatër edhe për vazhdimësinë e “Portokallisë”. Për më tepër ju ftoj të lexoni rrëfimin e tij…
Rita Rrjolli: – Përshëndetje Erion! Si ishte nata e parë e spektaklit këtë sezon?
Erion Isai: – E lodhshme, dinamike, me ankth e me kënaqësi. Premiera e sezonit i ka gjithmonë këto emocione, pasi gjithë trupa vjen nga një periudhë e gjatë përgatitore dhe në natën e parë, të gjithë kemi “provën e madhe”, atë të publikut. Konfirmimi i tij për idetë që ne sjellim në sezonin e ri, i sjell edhe këto emocione te ne, si aktorë.
– Emocionet janë të njëjta ndër vite?
– Pa dyshim që ndryshojnë. Rritja e eksperiencës sjell edhe ndryshimet e emocioneve, por pa dyshim që emocioni nuk zhduket. Sa herë shkel në skenë, ka edhe emocione.
– Cilat do të jenë surprizat e këtij edicioni?
– Çdo sezon sjell të reja në personazhe dhe disa personazhe të suksesshëm, që vendosen në rrethana të reja. Është një punë e madhe që bëhet nga Basha, aktorët, skenaristët Jani dhe Vangjo, kostumografia, skenografia, stafi teknik i Top Channel etj., ndryshime që disa janë zbuluar, ndërsa të tjerat, përderisa nuk janë zbuluar këto javë, do të thotë që edhe unë, nuk duhet t’i zbuloj. (Qesh)
– I ke vënë vetes objektiva për 2015-n? Më e rëndësishme për ty është të arrish ato personale, apo profesionale?
– Po, pa dyshim që kam disa objektiva. Përveç “Portokallisë”, jam duke punuar me dy projekte skenike, të cilat gjatë vitit do vijnë në skenë. Gjithashtu, është edhe një tjetër projekt për të cilin besoj se është akoma shumë shpejt për të folur. Çfarë është më e rëndësishme? Nuk di t’i ndaj, të dyja janë të rëndësishme, nuk konkurrojnë njëra tjetrën, secila bën rrugën e vet te njeriu, si ajo personale, ashtu edhe ajo profesionale. Mjafton të dish t’i ndash.
– Ç’do të thotë për ty të jesh person publik?
– Po përgjigjem pa doreza për këtë pikë, ashtu siç e mendoj: Thjesht, një person që del në skenë dhe televizion. Është e vështirë të thuash VIP, apo person publik në këtë Shqipërinë tonë të vogël, ku me patjetër njerëzit i hasin në përditshmërinë e tyre artistët, i hasin në kafene, në supermarket, apo ku di unë se ku. Pra, ne nuk kemi një ndarje jetese, po themi, Hollivud, apo lagje VIP-ash. Personat publikë këtu, në masë, nuk janë njerëz të pasur, që bëjnë një jetë totalisht të shkëputur nga realiteti e ku paparacët nuk i lënë asnjë minutë pa gjurmuar. Kjo këtu nuk ndodh e për shumë kohë, nuk besoj të ndodhë. Por, pa dyshim, të prekësh skenën dhe ekranin është kënaqësi. Ama, vetëm kaq është. (Buzëqesh)
– Ka pasur raste kur ke shpresuar të mos të të njohin?
– Jo, pse të kem? Mund të ketë pasur raste që gjendja emocionale s`ka qenë fort me humor e s`kam dashur të përkushtohem në këtë pikë, por që të kem pasur “bezdinë” e të njohurit, jo. Nuk e kam pasur kurrë.
– Fansi/ja më i/e çmendur pas teje?
– S’e di. Madje, nuk e di nëse kam një të tillë.
– Nuk u mërzite me Besin në bashkëpunim?
– Jo vetëm që nuk u mërzita, por çdo plan e ide artistike, përsëri i mendojmë e i zhvillojmë të dy. Jemi në një standard bashkëpunimi për t’u pasur zili, me një mirëkuptim absolut e kur puna ecën vaj, e përveç kësaj, të jep edhe kënaqësi, pse të mërzitem?!
– Pjesa më e bukur gjatë bashkëpunimit?
– Diversiteti i mendimit. Kur rrihen dhe debatohen mendimet, del më e mira. Dhe, pa dyshim, kur ka bashkëpunim, del fruti më i mirë i krijimtarisë nga dy persona, ku njëri hedh e tjetri pret, ose një fjali e partnerit të ngacmon dhe çon më tej një material të tërë. Besoj dhe e kam të provuar në punën time që vërtet del më e mira.
– Nëse s`do të ishte Besi, cilin aktor do të preferoje për bashkëpunim?
– Nuk e di, nuk mund ta them, nuk e kam një emër, por bashkëpunimet unë nuk i kam problem, përkundrazi, i parapëlqej. Mund të them, për shembull, që unë kam një bashkëpunim shumë të mirë me Salsanon për disa skenare, ku puna na ecën për mrekulli. Kuptohemi dhe nxjerrim një produkt shumë të mirë.
– Keni aq shumë aktore femra! Pse i bëni ju, të dy rolet, edhe të mashkullit, edhe të femrës?
– Pa dyshim që rolet e femrave në Portokalli i luajnë femrat. Në rastin tonë, ka qenë formula e tij, ku ne “veshim dhe zhveshim” disa lëkura personazhesh të vendosura në situata dhe sigurisht që do të luanim edhe femra. Ne nuk kemi luajtur vetëm femra, por në publik mbeti “ça thu mi?!”, ndaj është krijuar kjo përshtypje.
– Po tani që Besi është kthyer në “skifter”, si ia bën me të?
– Kur punojmë bashkë, Besi skifterin e lë në një dhomë tjetër. (Qesh) Aktorët e “Portokallisë” janë aq profesionistë, sa nuk e ngatërrojnë lëkurën e personazheve të tyre me veten e tyre. Përsa i përket Besit, vazhdojmë të biem shumë shpejt dakord mbi idetë e njëri-tjetrit. Këtë nuk e kemi dhe as nuk e kemi pasur problem kurrë.
– Mes Erionit edhe një skifteri të vërtetë, mund të ketë shoqëri?
– Nuk kam shokë skiftera të vërtetë, por nuk mund ta them nëse mund të ketë shoqëri apo jo. Shoqëria krijohet në bazë të të përbashkëtave që kanë njerëzit dhe jo vetëm te profesionet.
– Kush nga ju jep më shumë ide rreth personazheve?
– Në “Portokalli” funksionon ndryshe. Ne kemi atë që e quajmë “tavolina e së hënës”, ku i gjithë stafi mblidhet në një mbledhje e cila shkon me orë shumë të gjata dhe diskutojmë, përpunojmë e hedhim ide të gjithë, për të gjithë. Natyrisht, personat që e luajnë numrin, hedhin idetë e tyre të para, të cilat zhvillohen po aty në tavolinë, elaborohen derisa shkojnë në produktin e tyre përfundimtar të së dielës, pra, në atë që shohin njerëzit në transmetim. Rrugë e gjatë, ë? Prandaj edhe funksionon…
– Përditë bëni prova?
– Pa dyshim që përditë, deri në ndërtimin e skenarit, mund të themi përditë e përnatë. Është një punë që nuk ndalon, fillon qysh të hënën, hidhet materiali, kalon te regjisori i cili i bën vërejtet e tij, kthehet për rregullimin mbi ato vërejtje e kështu, përpunohet. Bashkë me ndërtimin e skenarit, ajo punohet edhe në interpretim. Janë të lidhura bashkë.
– Batutat i merrni nga përditshmëria?
– Varet. Janë të krijuara, janë të sugjeruara, janë nga përditshmëria; është komplekse. Në shumicën e rasteve, materialet janë krijim i mirëfilltë, që i përshtatet përditshmërisë dhe realitetit.
– Femrat, femrat, femrat… Sa të lehtë e ke t’i vësh në lojë?
– Për sa kohë femrat të kenë atë temperament që kanë, pa dyshim që është shumë e lehtë t’i vësh në lojë. (Qesh)
– Ky rol të krijon konflikt interesash me partneren?
– Jo, fare. Përkundrazi, është partnerja që shpesh më tregon çfarë bën ajo gjatë ditës, nëse më hyjnë në punë.
– Mes një femre budallaçkë dhe një mashkulli të tillë, kë do zgjidhje për një udhëtim disa orësh?
– Në mes të të dyve, kur të mërzitesha nga budallallëqet e njërit, do argëtohesha me budallallëqet e tjetrit.
– Shprehjen “Çdo femër është e paaftë derisa t’i thahet llaku në thonj”, si e komenton?
– Jooooo… Jashtë shakasë për femrat; realisht femrat janë fuqi e madhe intelektuale dhe vepruese, madje edhe më shumë se meshkujt. Femra është fuqi e madhe intelektuale.
– Më ke thënë se do të ishe një politikan i mirë, nëse s`do të ishe aktor… Si i shikon nga pikëpamja personale veprimet e INUK-ut?
– Veprime shumë të mira. Natyrisht, nuk duhet të jenë preferenciale dhe nuk di të jenë të tilla, por është shumë e rëndësishme një gjë: Duhet të marrë fund përfundimisht fakti se njerëzit nuk kanë frikë nga ligji e nga shteti. Duhet ta kuptojmë më në fund, që për të shtuar edhe një kat vilën, nuk mundet ta vendosim në darkë me gruan në shtëpi dhe të nesërmen të fillojmë punimet.
– Të ishe ti kryeministër, çfarë do bëje me patjetër për Shqipërinë?
– Uf, sa shumë gjëra ka për t’u bërë, por me patjetër, do bëja reformë të sistemit arsimor dhe do ta bëja të dhimbshme, shumë të dhimbshme. Ama, ai që do të kishte diplomë, do ta kishte të vlefshme dhe pa dyshim, ka shumë rëndësi reformimi i sistemit 9 vjeçar dhe gjimnazeve; po dalin tufa “injorantësh” dhe ta pranojmë këtë. Pale për të folur pastaj për atrin dhe kulturën që bëhet në gjimnaze. Interesi i asaj grupmoshe është zero.
– Ka ndonjë mundësi që në të ardhmen të të shikojmë në parlament?
– S’e di, s’e bëj dot parashikimin, por sa të jetë ligji zgjedhor që listën e deputetëve e bëjnë kryetarët e partive, do jetë shumë vështirë. (Qesh)
– Sa e lehtë është të thuash një të vërtetë duke qeshur?
– Bëhet më tërheqëse në atë formë, por njësoj e ka peshën. A, është mbrojtëse për ata që e thonë se pastaj, nëse marrin reagim të keq, thonë “bëra shaka”.
– A ke dhënë ndonjëherë një lajm të pakëndshëm, nëpërmjet një batute?
– Jo. Nëse flasim për jetën e përditshme, ngjarjet i jap ashtu si duhet t’i jap. Mua nuk më përndjekin personazhet e “Portokallisë” gjatë përditshmërisë sime, që të bëj këtë ngatërresë. Nëse flasim artistikisht pastaj, po, patjetër. Ndërtimi i humorit nga situata reale të pakëndshme, pa dyshim që po.
– Dëshira më e madhe që ke për momentin…
– Të regjisoj “Ferma e kafshëve” nga Xhorxh Oruell, e cila nuk do të mbetet dëshirë, sepse shumë pak gjëra kanë ngelur dhe do të filloj provat. Është dëshira ime e radhës si regjisor për një shfaqje teatri.
– Gënjeshtra që ke thënë së fundmi…
– Juve, disa gjëra tani, në intervistë. (Qesh)
– Batuta që e thua edhe në jetën e përditshme cila është?
– S`kam dhe s`më pëlqen të kem.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mrekullia e kërpudhës së Tibetit

Next Post

Më mbeti shtatzënë vajza e virgjër

Advertisement