-Parfum klasik apo një aromë që sapo ka dalë?
-Klasik. Sepse një aromë që i ka rezistuar kohës, ka diçka për të thënë.
-Parfum i ëmbël apo i freskët?
I freskët. Më pëlqen ajo ndjesia e pastërtisë që të ndjek pa të rënduar.
-Floral apo oriental?
- Oriental. Ka më shumë mister, më shumë karakter.
-Vanilje apo myshk?
Myshk. Sepse nuk të tregon gjithçka menjëherë.
-Trëndafil apo jasemin?
-Jasemin. Delikat, por me një sensualitet që nuk kalon pa u vënë re.
-Qelibar apo dru sandali?
-Qelibar. I ngrohtë, elegant dhe me një prani që mbetet.
-Fruta ekzotike apo fruta të kuqe?
- Fruta të kuqe. Kanë atë kombinimin e ëmbëlsisë dhe joshjes.
-Aroma të pastra apo sensuale?
-Sensuale. Një aromë duhet të lërë diçka pas vetes.
-Aroma të forta që lënë gjurmë apo aroma delikate që afrohen ngadalë?
-Aroma delikate. Më pëlqen të të afrohet dikush për të kuptuar se çfarë parfumi mban.
– Parfum për ditën apo për natën? Për natën.
-Nata i jep aromës një tjetër dimension.
-Një parfum “signature” apo disa parfume në varësi të humorit?
-Disa parfume. Sepse nuk zgjohemi çdo ditë me të njëjtin humor dhe nuk duhet të nuhasim çdo ditë njësoj.
-Një aromë që të gjithë e njohin apo një parfum që pak njerëz e kanë?
- Ai që pak njerëz e kanë. Më pëlqen individualiteti.
-Parfum që të bën të ndihesh elegante apo parfum që të bën të ndihesh seksi?
-Elegante. Sepse kur ndihesh elegante, sensualiteti vjen vetë.
-Një parfum që të kujton dikë apo një parfum që të krijon një kujtim të ri?
-Një kujtim të ri. E kaluara le të mbetet në vendin e vet.





SHIJE & ELEGANCË
– Minimaliste apo ekstravagante?
- Minimaliste. Eleganca nuk ka nevojë të bërtasë.
– E zezë apo e bardhë?
-E zezë. E përjetshme, misterioze dhe gjithmonë elegante.
– Fustan elegant apo kostum?
-Fustan elegant. Ka diçka shumë femërore në të.
– Makeup natyral apo glam?
-Natyral. Më pëlqen të dukem si vetja, vetëm pak më e kuruar.
– Flokë të kapur apo të lëshuar?
-Të lëshuar. Ka më shumë liri.
– Bizhuteri të vogla apo statement?
-Të vogla. Një detaj i zgjedhur bukur flet më shumë se shumë detaje.
– Çantë klasike apo çantë që tërheq gjithë vëmendjen?
-Klasike. Gjërat e bukura nuk kanë nevojë të kërkojnë vëmendje.
-Verë apo dimër?
-Verë. Dritë, aromë dhe më shumë jetë.
-Telefonatë e gjatë apo mesazh i shkurtër?
- Telefonatë e gjatë. Zëri tregon shumë gjëra që mesazhi nuk i thotë.
-Të rrish në shtëpi apo të dalësh?
-Të dal. Gjithmonë mund të kthehem në shtëpi.
. Të japësh një mundësi të dytë apo “mbaroi, kaq”?
–Një mundësi të dytë. Por jo pafundësisht.
ALBA PA FILTRA
-Të rrish 1 muaj pa parfum apo 1 muaj pa makeup?
-Pa makeup. Parfumi për mua është pjesë e identitetit.
– Të kesh vetëm një parfum për gjithë jetën apo 100 parfume që nuk i mbaron dot?
-100 parfume. Një jetë, shumë histori.
– Të blesh parfum sepse të pëlqeu aroma apo sepse të pëlqeu shishja?
-Aroma. Shishja të tërheq, aroma të bind.
– Parfum i shtrenjtë që nuk të pëlqen apo parfum ekonomik që të bën të dashurohesh?
-Ai ekonomik që më bën të dashurohem. Çmimi nuk e krijon magjinë.
– Të të dhurojnë parfum pa të pyetur apo të zgjedhësh vetë?
-Të ma zgjedhin. Ka diçka shumë të bukur kur dikush mendon se çfarë arome të shkon.
– Një ditë pa internet apo një ditë pa parfum?
-Pa internet. Parfumi nuk më ndërpret qetësinë.
-Të zbulosh parfumin e dikujt apo të zbulosh sekretin e tij?
-Sekretin. Parfumin mund ta gjejmë gjithmonë!
-Zemra apo mendja?
-Zemra. Mendja të mbron, por zemra të tregon ku do të shkosh.
ALBA SI GRUA & SI SIPËRMARRËSE
– Intuitë apo logjikë?
-Intuitë. Sidomos kur vjen nga eksperienca.
– Risk apo siguri?
-Risk. Pa guxim, nuk ka histori suksesi.
– Punë shumë apo punë me zgjuarsi?
-Punë me zgjuarsi. Energjia është e çmuar.
– Perfeksionizëm apo spontanitet?
-Perfeksionizëm. Edhe pse po mësoj të lë vend për spontanitetin.
– Të ndjekësh trendin apo ta krijosh trendin?
-Ta krijoj. Nuk ka kënaqësi më të madhe se të mos jesh thjesht ndjekëse.
-Të dëgjosh këshillat apo të ndjekësh instinktin?
-Instinktin. Këshillat dëgjohen, vendimi është i yti.
– Sukses i shpejtë apo sukses i ndërtuar ngadalë?
-I ndërtuar ngadalë. Sepse ajo që ndërtohet me durim, qëndron.
-Të jesh e admiruar apo e respektuar?
-E respektuar. Admirimi mund të vijë e të ikë, respekti fitohet.
– Të fitosh një klient të ri apo të mbash një klient besnik?
-Klientin besnik. Besnikëria është suksesi më i bukur.
-Një ditë perfekte në punë apo një ditë perfekte larg punës?
-Një ditë perfekte larg punës. Sepse edhe ambicia ka nevojë të marrë frymë.
FINALJA
-Bukuria apo aroma?
-Aroma. Bukuria të tërheq, aroma të mbetet.
– Stil apo klas?
-Klas. Stili ndryshon, klasi nuk del kurrë nga moda.
-Feminitet apo fuqi?
-Feminitet, sepse edhe feminiteti është një formë fuqie.
– Mister apo transparencë?
-Pak mister. Jo çdo gjë e bukur duhet treguar menjëherë.
-Dashuri apo karrierë?
-Dashuri. Karriera të ndërton jetën, dashuria i jep kuptim.
-Intuitë apo eksperiencë?
-Eksperiencë. Intuita të çon te dera, eksperienca të mëson si ta hapësh.
– E ëmbël apo pikante? Pikante. Jeta ka nevojë për pak shije.
– Të jesh e dëshiruar apo e paharrueshme?
-E paharrueshme. Dëshira mund të zgjasë një moment, kujtimi shumë më tepër.
– Një parfum apo një histori dashurie?
-Një histori dashurie. Sepse parfumi mund të jetë pjesë e historisë, por historia është ajo që mbetet.
-Dhe e fundit, Alba Kuqi, me çfarë arome do të donte të mbahej mend?
-Me një aromë elegante, të ngrohtë dhe pak misterioze. Një aromë që nuk kërkon të dominojë, por që kur largohet, të bën të kthesh kokën edhe një herë.







