Nga pasioni i këngës së rrugës te serioziteti i muzikës, Dreis, emri i artit me të cilin dëshiron të njihet, po ndërton një identitet të tijin, pa frikë të ndjekë trendet, por edhe pa hezituar të krijojë të vetat. I drejtpërdrejtë, energjik dhe me një dozë të mirë vetëbesimi, ai e sheh muzikën si një mënyrë për të përcjellë adrenalinë dhe për t’u ndjerë i lirë. Me një familje artistësh pas vetes, disa “dyer të hapura” dhe ambicie për më shumë sukses, Dreis tregon në këtë intervistë anën e tij më spontane dhe atë që mund të presim prej tij në vazhdim.
Muzika si pasion, por edhe si rrugë serioze
-Si do ta përshkruaje stilin tënd muzikor me tre fjalë?
-Unik, real dhe i fortë.
– Cila ishte ajo pikë kur the: “Po, kjo është ajo që dua të bëj”?
Kur nga pasion rruge e ktheva në seriozitet.

Jam i njëjti si në muzikë dhe në jetën e përditshme
-A e ke më të lehtë të shprehësh emocionet përmes muzikës sesa në jetën e përditshme?
-Jam i njëjti si në muzikë dhe në jetën e përditshme, kështu që s’e kam të specifikuar ku i shpreh emocionet. Aty ku duhet, i shpreh, aty ku s’duhet, fuck it.
Adrenalina është ajo që kërkon t’i japë publikut
-Çfarë kërkon të përcjellësh te publiku me këngët e tua?
-Adrenalinë.
-Sa ndikon fakti që ti vjen nga një familje artistësh, në atë që ke zgjedhur të bësh me muzikën?
-Kam ca dyer të hapura, më thënë të drejtën.
-Çfarë do të doje që publiku të kuptonte për ty përtej muzikës?
-Thjesht dua t’u pëlqej dhe ta ndjejnë. S’pres të më kuptojnë mua.

“Abracadabra”, një nga këngët që e përfaqëson
-A ke një këngë që të përfaqëson më shumë se të tjerat?
-“Abracadabra”, besoj, nga të publikuarat.
-Çfarë mendon se i mungon sot muzikës shqiptare?
-Tani që bëj pjesë unë, s’besoj se i mungon gjë. (Qesh).
Mes trendit dhe krijimit të identitetit të vet
-Në një treg ku gjithçka ndryshon shumë shpejt, si përpiqesh të ruash identitetin tënd?
-Thjesht janë gjëra që i jap nga vetja, prandaj ruhet identiteti.
-Ti je më shumë artist që e ndjek trendin apo që dëshiron të krijojë trendin e vet?
Pak nga të dyja. Edhe e ndjek, edhe po krijoj timin.
-Cili është artisti me të cilin do të doje të ndaje skenën?
-Besoj me Maton, pasi kemi një stil, mendoj.
Kur ke talent, çdo projekt është më i mirë se tjetri
-Si e përballon presionin për të qenë gjithmonë më i mirë se projekti i mëparshëm?
-Kur këtë gjë e ke talent, përherë një projekt është më i mirë se tjetri.
-Çfarë do të doje të arrije me Dreis që ende nuk e ke arritur?
-Sukses më shumë.
Dhe për vazhdimin? Vetëm një fjalë: SURPRIZA!
-Çfarë mund të presë publiku nga Dreis në vazhdim?
SURPRIZA.





