Arlisi ynë i dashur, drita e syve tanë dhe djali ynë i vetëm që e kemi me kimet, më 3 Mars ka ditelindjen… Mami Rebeka dhe babi Kastrioti, të urojnë dhe 123 vjeç! Qoftë ky viti yt dhe me sa më shumë fat dhe mbarësi në punë dhe në pasionet e tua si gazetaria. Gëzuar ditëlindjen ! Si sot 23 vjet më para ti erdhe në jetë. Me shumë sakrifica dhe mund, si çdo prind, të rritëm dhe të bëmë sot 100 kilogramë burrë. Jemi shumë të lumtur nga arritjet e tua dhe nga shpërblimi që na ke dhënë. Mami dhe babi të urojnë t’i realizosh të gjitha ëndrrat dhe ambiciet e tua. Je njeri kërkues nga vetja dhe t’u shtofshin energjitë që ke. Ëndrra e çdo prindi është të ndihet krenar për fëmijën e vet dhe ti e ke përmbushur këtë qëllim, faleminderit. ♥♥♥ Me kete urim bashkohet edhe stafi i gazetës « Intervista ».

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *