Vetëm para pak ditësh, gazetarja e mirënjohur Albina Gjergji, surprizoi të gjithë me shpalljen e fejesës pikërisht në hyrje të vitit të ri 2019. Duket se 2019 i ka sjellë edhe dhuratën më të bukur gazetares, e cila përmes postimeve në rrjetet sociale ka uruar miqtë më fotot e çiftit të ri. Ajo ka marrë shumë urime dhe një prej tyre, ndoshta edhe më i veçanti ka qenë nga vogëlushi Leo, i cili u bë i njohur për shqiptarët dhe sigurisht edhe i dashur për ta, për shkak të një problemi fizik e shëndetësor të cilin po e kalon me shumë sakrificë. Leo ka qenë dhe është shumë i lidhur me gazetaren, duke pasur parasysh që ajo i ka qëndruar afër në të gjitha momentet e vështira që Leo ka kaluar në zgjidhjen e problemit të tij shëndetësor. Ai e quan zemër Albinën dhe i uron për fejesën duke i treguar edhe njëherë mirënjohjen dhe dashurinë që ka ndaj saj. Edhe stafi i gazetës Intervista i uron Albinës, të trashëgohet dhe jetë të lumtur!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *