“Abuzues” nuk është thjesht kënga më e re e Orit. Është një rrëfim i dhimbshëm, një kapitull i jetuar dhe një mesazh force për të gjitha gratë që kanë kaluar marrëdhënie të vështira. Paralelisht me muzikën, artistja vazhdon të shprehë kreativitetin edhe përmes imazhit. Seti i saj më i fundit fotografik, i realizuar me një estetikë të frymëzuar nga stili venecian dhe simbolika e qershisë, ka tërhequr vëmendjen për origjinalitetin dhe elegancën e tij. Në këtë intervistë ekskluzive, Ori flet pa filtra për motivet që frymëzuan këtë projekt, jetën në Londër, humbjen e gjyshes së saj dhe periudhën që e ka bërë më të fortë se kurrë.
-Ori, kënga jote më e re titullohet “Abuzues”. Përtej asaj që dëgjon publiku, cili është mesazhi më i fortë që ke dashur të përcjellësh përmes kësaj kënge?
-Jam shumë e lumtur që për të gjashtin vit radhazi jemi bashkë në intervistat tona. Kjo revistë më ka bërë të ndihem gjithmonë shumë komode. Tani po i kthehem përgjigjes së pyetjes së parë.
Unë kam përjetuar një dhimbje dhe një traumë shumë të madhe nga kjo lidhje, siç e kam thënë edhe më parë, edhe pse shumica nuk e dinë. Gjatë kohës që kam qenë nën atë shok psikologjik, dëgjoja vazhdimisht për gra dhe vajza që vriteshin nga partnerët e tyre. Kjo më bëri të gjeja frymëzimin për të krijuar këtë këngë, si për veten, ashtu edhe për gratë e tjera që kanë humbur shumë nga këto marrëdhënie.
-Jeton në Londër, një qytet që të sfidon dhe të frymëzon njëkohësisht. Si ka ndikuar kjo përvojë në mënyrën se si e sheh jetën dhe muzikën sot?
-Londra është një kaos i vërtetë, por ka edhe të mirat, edhe të këqijat e saj. Ka një avantazh për ne që merremi me muzikë, sepse ia dalim të mbijetojmë.
Përtej kësaj, është e vërtetë që kemi hasur shumë pengesa, ekonomike por edhe njerëzore. Është një temë shumë e gjerë, por do të doja që “artistët” në Londër të ishin më njerëzorë. Londra na ka bërë ta duam dhe ta urrejmë njëkohësisht.
-Nëse Londra do të ishte një këngë dhe Shqipëria një tjetër, si do t’i përshkruaje dhe cilën do ta dëgjoje më shpesh në ditët e tua?
-Për Shqipërinë do të ishte “Ditët gri”, ndërsa për Londrën “Ditët e zeza”. Asgjë më pak dhe asgjë më shumë.

-Shpesh artistët përdorin muzikën si terapi. A ka qenë “Abuzues” një mënyrë për të shëruar një plagë, për të mbyllur një kapitull apo për të dhënë një mesazh për të tjerët?
-Është e vërtetë. Të jem e sinqertë, këtë këngë kam dashur ta publikoj dhe ta promovoj që vitin e kaluar, por nuk ndodhi për arsye të ndryshme dhe kjo më la pak pas edhe në karrierë.
Kjo këngë është për të dhënë një mesazh dhe për të na bërë më të vetëdijshëm kur zgjedhim partnerin apo partneren e jetës. Duhet të jemi të fortë që të mos biem pre e manipulimit emocional apo psikologjik dhe kurrë të mos nënshtrohemi ndaj urdhrave të askujt.
Këtë projekt nuk e kam promovuar shumë, sepse sa herë e shoh videoklipin, përveç mesazhit të forcës, më krijon edhe ndjesi negative për veten. Do të doja që rëndësinë më të madhe ta marrë në nëntor, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, sepse mendoj se aty e ka vendin.
-Qershori duket se ka një peshë të veçantë në jetën tënde. Çfarë emocionesh të sjell ky muaj dhe pse mendon se ka lënë kaq shumë gjurmë në rrugëtimin tënd?
-Kam shumë gjëra të cilat i kam përzemër këtë muaj, e dua shumë qershorin e qershive.
-Këtë qershor përjetove humbjen e gjyshes tënde, një person që ke quajtur njeriun e zemrës. Çfarë trashëgimie shpirtërore të ka lënë ajo që vazhdon të jetojë tek ti çdo ditë?
-Fatmirësisht kam pasur një gjyshe që për mua ka qenë si një nënë. Ajo ishte e vetmja që në ditët e mia më të vështira ishte gjithmonë pranë meje.
Kur jetoja në Greqi dhe po kaloja një periudhë shumë të vështirë, ajo erdhi pranë nesh. Aty njoha edhe më shumë gruan aristokrate që unë gjithmonë e quaja kështu dhe ashtu do të mbetet përgjithmonë në zemrën time.
Ajo më mësonte për gjithçka. Ishte krahu im i djathtë dhe shembulli im. Edhe pse në distancë, më ka përkrahur gjithmonë në zgjedhjet e mia.
Ajo ishte shumë e përkushtuar ndaj vetes. Edhe pse kishte pak kohë, nuk e la kurrë pas dore veten. Ishte shumë e rregullt, e dhënë pas nipërve dhe mbesave, por unë kam qenë pika e saj e dobët.

-Shpesh, pas humbjeve të mëdha, njerëzit ndryshojnë mënyrën se si e shohin jetën. Çfarë ka ndryshuar tek Ori pas këtij qershori?
-Realisht, këto kohë jam mbyllur shumë në vetvete. Kam humbur shumë njerëz gjatë këtyre dy viteve dhe kam kuptuar se duhet t’u telefonojmë më shpesh njerëzve që duam dhe t’u themi se i duam.
Pavarësisht se jam e rrethuar edhe nga njerëz toksikë, madje edhe të afërm, fatkeqësisht Zoti më ka marrë njerëzit që kam dashur më shumë dhe më ka lënë njerëzit toksikë rreth vetes.

-Nëse do ta përshkruaje këtë periudhë të jetës tënde me vetëm tre fjalë, cilat do të ishin dhe pse?
-Sfida pa fund, lot pa fund dhe suksese.
Nuk e ula kurrë veten. E falënderoj Allahun që nuk më ka lënë të bie përtokë. Gjithçka e kam kaluar vetë, por tani jam e pandalshme. Jetoj falë Zotit, për fëmijët e mi, për suksesin dhe për veten time. Jam e motivuar dhe gati për hapat e radhës drejt suksesit që e kam skalitur prej kohësh në ëndrrat e mia.