-Erald, jo shpesh na ndodh t’u shquajmë arritjet akademike menaxherëve të artit. Dimë që je diplomuar me rezultate të shkëlqyera në teknologji informacioni. Duke marrë parasysh këtë zgjedhje, e sheh këtë fushë si profesionin e së ardhmes?

-Që i vogël e kisha hobi te meresha me kompjuterin edhe kjo më ka shtyrë që unë të bëhesha një It specialist dhe një menaxher i zoti per të  përmbushur kërkesat e klientëve të mi .Në kohët e sotme mendoj se studimi i  teknologjisë duhet patjetër të bëhet primare për të rinjtë sepse e ardhmja do të varet nga teknologjia .

-Nëse promovohet Eraldi, promovohet Shqipëria. Kjo ka ndodhur tashmë nëpërmjet marrëveshjeve ndërkombëtare që ti ke lidhur. Cilat janë disa prej tyre?

-Po është e vertetë që kam arritur edhe  marrveshje ndërkombëtare. Janë sportistët boksierët , kickboksierët  nga shtete te ndryshme si Argjentina , Brazil  Uruguaji ,  USA , Gjermani , Switzerland të cilët mi kanë besuar mua rrjetet e tyre sociale .

-Cilat janë kërkesat kryesore që merr nga artistët apo kompanitë që menaxhon?

-Kërkesa nuk kam sepse çdo artist e shikoj edhe si mik perderisa më beson rrjetet sociale . Duke me besuar rrjetet  sociale pra privatësinë e tyre më bën qe ti përkushtohem dhe  te punoj fort për të dhënë rezultate .

-Jemi shumë kuriozë të dimë sa faqe individuale apo brandi menaxhon Eraldi? A është e vështirë të manovrosh nga njëra tek tjetra?

-Unë kam mbi 3 që vite merem me menaxhimit dhe përveç menaxhimit merrem dhe me verifikimin e Instagram , Facebook , Spotify , Youtube Channel , Apple Music etj. dhe dua te them qe nuk kam një numër të saktë sepse numri po vjen duke u rritur çdo ditë e më shumë dhe përafersisht mund të them një shifër që arrin mbi 80 faqe individuale dhe  10  faqe biznesi . Për mua tashmë është bëre rutinë e përditshme  dhe nuk e kam aspak te vështirë ta manovroj  dhe jam stabilizuar ne këtë punë pasi i përkushtoj të gjithë kohën time . Është normale që në fillimet e mia kam pasur dhe vështirësi por me rëndësi është që kam kaluar me sukses etapat e menaxhimit dhe kam fituar eksperiencë për të bërë akoma më shumë!

-Është një çështje për të cilën flitet shumë por asnjëherë nuk është sqaruar saktësisht dhe konkretisht. Si funksionojnë verifikimet e Instagram dhe Facebook?

-Është një numër i madh për sa i përket account-eve të verifikuara nga unë, kjo ndodh sepse une jam pjesë e një grupi shumë të vogël në kompaninë Meta ( Facebook ) dhe kjo më ka dhënë avantazhe të mëdha për të verifikuar një numer të madh Instagram dhe Facebook. Përsa i përket verifikimeve është e nevojshme që të keni artikuj dhe lajme në emrin tuaj. 

Përveç të tjerash duhet të keni krijuar audiencë të lartë të angazhimit të ndjekësve dhe të jeni një person publik .Nëse keni parë adresa të verifikuara dhe nuk e njihni atë person siç bëjnë modelet në përgjithësi  ata kanë mësuar nje  trick(hile) që  paguajnë  portalet apo gazetat  e njohura si New York Times , Forbes , CNN per te publikuar Fake News  për emrin e tyre dhe kjo i ndihmon në verifikimin e llogarisë së Facebook dhe Instagram!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *