Prepotenca
Një burrë, ndërsa është në shtëpi me miqtë e tij, i thërret së shoqes dhe, me prepotencë, i thotë:
– Nënë e pesë fëmijëve! Na sill për të pirë!
Gruaja i sjell për të pirë dhe burri vazhdon:
– Faleminderit, nënë e pesë fëmijëve!
Gruaja: – S’ka gjë, baba i tre fëmijëve!

Babagjyshi
Po afron Krishtlindja, ndaj gruaja i thotë policit:
– I dashur, pse të mos vishesh ti si Babagjyshi?
– Pse? – përgjigjet polici, – Nuk do të vijë Babagjyshi sivjet?

Siguracioni
Pronari i një ndërmarrjeje, thërret agjentin e sigurimeve dhe i thotë:
– Dua të siguroj gjithçka që shikoni këtu brenda, përveç orës.
– Po orën, përse jo? – habitet agjenti.
– Sepse kam tridhjetë nëpunës, që nuk ia heqin sytë për asnjë çast.

Çifti
Burri: – Grua, si thua, e bëjmë një të shpejtë?!
Gruaja: – Pse kështu? Mos kam ndonjë alternativë tjetër?

Mushkonjat
– Përse mushkonjat janë të bindura se janë VIP-a?
– Sepse ngado që kalojnë, i duartrokasin.

Te mjeku
Gjyshja dhe mbesa e saj njëzet vjeçare shkojnë te mjeku, i cili i pyet:
– Çfarë problemi keni?
– Dhimbje fyti… – thotë mbesa.
– Mirë, zhvishuni!
Mbesa: – Në fakt, sëmurë është gjyshja e jo unë…
Doktori: – Aha, e kuptoj… Zonjë, ju lutem, nxirreni gjuhën jashtë!

Gjyshi
Dy miq, takohen me njëri-tjetrin.
I pari: – Çfarë ke? Pse je kaq i mërzitur?
– Eh, dje më vdiq gjyshi. Ra një zjarr dhe…
– Mos më thuaj! Vdiq mes flakëve?
– Jo, jo… më lër të mbaroj! Ra zjarr, por zjarrëfikësit erdhën menjëherë dhe hapën rrjetën e shpëtimit. Gjyshi u hodh nga dritarja dhe…
– Nuk e mori masën mirë dhe ra në trotuar?
– Jo, jo… më lër të mbaroj! Gjyshi ra pikërisht mbi rrjet, por kërceu aq shumë sa fluturoi në dritaren e shtëpisë përballë…
– Mos! Dhe vdiq i përplasur pas xhamit?
– Jo, jo… më lër të mbaroj! Dritarja ishte e hapur dhe ai ra pikërisht mbi krevat dhe kërceu e ra prapë mbi rrjetën e shpëtimit, pastaj mbi krevat e pastaj prapë mbi rrjetën e shpëtimit…
– Ohu, tani, do të ma tregosh se si të vdiq gjyshi, apo jo?
– Epo, meqë s’po ndalonte më, u detyruam ta qëllonim me pushkë!

Pyetje
– Përse politikanët janë si sperma?
– Sepse vetëm një në dhjetë milion, bën diçka të hajrit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *