Vjehrra

Sot në mëngjes, më ra zilja e derës. Kur e hapa, pashë që ishte vjehrra ime. Më pyeti:

– A mund të qëndroj këtu për ca ditë?

– Posi jo! – iu përgjigja dhe mbylla derën.

 

Tradhtia

Tri shoqe u ulën në kafe dhe nisën të bisedonin.

E para: – Im shoq më tradhton! Tashmë, jam e sigurtë! Gjeta te makina e tij një palë mbathje që nuk janë të miat!

E dyta: – Ah, kjo më qetëson disi… sepse edhe im shoq më tradhton. Gjeta një prezervativ në portofolin e tij, por ia mora hakun, se e shpova me një age dhe ia futa prapë në portofol.

E treta nuk thotë asgjë dhe… i bie të fikët!

 

Bjondja

Një bjode bukuroshe, i thotë shoqes së saj:

– Doktori e shëroi frikën time nga seksi… Tani, jam unë ajo që i kërkoj 100 euro për çdo vizitë!

 

Pyetje

Përse në shtëpinë Klinton, pantallonat i mban Hilari?

– Sepse Billi i ka gjithmonë të ulura…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *