Merr flakë shtëpia e Ranvirit

Vasundra kujton momentet e bukura dhe ato të dhimbshme që ka kaluar me djemtë e saj dhe ndihet keq. Indraxhiti përpiqet ta qetësojë, por ajo e ndjen se nuk mund të jetojë dot më larg fëmijëve të saj. Prakashi i tregon Vinetit se dyshon që pas arrestimit të tij të jetë dora e Vasundrës, bisedë që e dëgjon edhe Koshalia. Vasundra bisedon me Avnin dhe i hap asaj zemrën, duke i thënë se ka vendosur të shkojë t’i marrë djemtë e saj dhe t’i kthejë përsëri në shtëpi, por Avni ia ndryshon mendjen.

Koshalia vendos ta pyesë Vasundrën drejtpërdrejt nëse ka gisht në arrestimin e Vinetit, por Prakashi nuk e lejon. Aleku i kërkon Sadnës të bashkohet me ta për të shkuar te Vasundra. Malti zemërohet me Avnin për sjelljen e saj. Aleku, Ranviri dhe Sadna me Ragnin dalin në mbrëmje jashtë, por Ranviri kujtohet që ka harruar portofolin në shtëpi dhe kthehet për ta marrë.

Kur shkon në shtëpi, ai shikon se për shkak të një mase elektrike, shtëpia po merr flakë dhe sado që ai përpiqet, nuk arrin dot ta shuajë zjarrin. Në këtë moment, Vasundra vjen në shtëpinë e fëmijëve të saj dhe e gjen të mbuluar në flakë, ndërkohë që Ranviri është ende brenda…

Shënim: Çdo të shtunë do të lexoni në gazetën “Intervista” që shitet në të gjithë Shqipërinë dhe në Greqi, vijimin e telenovelës “Bidaai” dhe të disa telenovelave të tjera.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *