Që në puntatën e parë spektakli i kërcimit “Dance ëith me 4” ka nisur me debate. Pas kërcimit të Benardit dhe Xhenit, Robert Aliaj u shpreh se nuk përcillte emocion. Në këtë moment ka ndërhyrë gazetarja Fjori Dardha e cila tha se Benardi dhe Xheni përcollën emocion duke shtuar që ai është çifti që pëlqejnë miliona shqiptarë. “Alketa mos ja jep mikrofonin njerëzve që s’dinë të pushojnë. Fiori mbaj vendin tënd. Ke shumë mediokritet në atë që thua. Mos bëj si gardiane, je këtu si gazetare”, ishin këto fjalët që bën që në sallë të ngriheshin tonet e zërit. “Nuk lejoj të më fyesh. Jam gazetare, kam një emër. Xheni dhe Benardi nuk janë balerinë. Kemi ardhur këtu për të sjellë atmosferë, të argëtohemi. Nuk lejoj askënd të më prekë aty ku s’mban më”, ja ktheu Fiori. Por situata u qetësua me ndërhyrjen e Valbona Selimllarit e cila u tha Robertit dhe Fiorit të ruajnë qetësinë pasi janë në një emision live.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *