Edmond, ke emigruar në SHBA në moshën 9 vjeçare. Tashmë që je përshtatur me shoqërinë dhe kulturën Amerikane, kthehesh ndonjëherë pas dhe kujton vështirësitë dhe paqartësitë e muajve të tu të parë në SHBA?
Kur erdha, nuk dija Anglisht, madje klasën e dytë e përsërita. Ishte e vështirë të bëja dhe shokë derisa mësova gjuhën. Tani kam vështirësi në gjuhën shqipe!

Megjithëse i vogël, je larguar nga Shqipëria në një moshë që të ka lejuar ta përjetoje aktualitetin dhe shoqërinë shqiptare asokohe. Cilat janë kujtimet e tua më të bukura nga fëmijëria jote në Shqipëri?
Më kujtohet shoqëria që kisha në fshat, para se të vija në SHBA.

Ke fituar dy konkurse komedie, evenimente të cilat në Shqipëri nuk njihen si koncept, e lëre më të zhvillohen. Si u gjende në këto organizime dhe çfarë rrjedhe marrin ato?
Kam marrë pjesë dhe kam fituar çmime të ndryshme në festivale apo konkurse komedie. Kur fiton, promovohesh dhe ftohesh në klube komedie. Paguhesh, por gjithashtu mund të krijosh rrjetin tënd me menaxherë arti apo agjentë që mund të të ndihmojnë të përparosh në karrierë. Komedia mbetet pasioni im.

Çfarë trajton më tepër në batutat apo monologët e tu?
Në materialin tim unë bëj humor për Shqipërinë, SHBA-në, fenë (p.sh. atë Myslimane), prindërit, dhe gjithashtu ndryshimet midis Shqipërisë dhe SHBA. Më shumë flas për Shqipërinë, sepse dukem ndryshe nga komedianët e tjerë. Edhe kur më mbajnë mend, më pyesin: You’re that Albanian comic? (shq. Ti je humoristi shqiptar?)

Përveç skeçeve të tua… ndonjë film komedi për t’i rekomanduar lexuesit të Intervistës?
Unë rekomandoj filmat dhe humorin e John Belushi-t edhe të Kevin Hart. Kam deshirë të bashkëpunoj me Kevin Hart!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *