Pas Bob Dylan dhe Bruce Springsteen, i gjithë katalogu muzikor i David Bowie iu shit gjithashtu Warner Chappell Music për mbi 250 milionë dollarë.

Njoftimi erdhi pas muajsh negociatash, pak ditë para festimeve të organizuara më 8 janar për 75-vjetorin e artistit.

Repertori përfshin gjashtë dekada këngësh, duke përfshirë “Heroes”, “Changes”, “Space Oddity”, “Let’s Dance”, “Golden Years”, “Ziggy Stardust” dhe qindra këngë të tjera nga 27 albume duke përfshirë “Toy”, të publikuara pas vdekjes.

Ndërkohë në mbarë botën, fansat po përgatiten të festojnë 75-vjetorin e lindjes së David Bowie, i lindur më 8 janar 1947 dhe i vdekur më 10 janar 2016.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *