Ajo sapo ka publikuar një këngë

që ka rrëmbyer zemrat e kujtdo

që e ka dëgjuar.

Elsa Sokoli ka sjellë “Ki me pa” një klip që pritej prej kohësh duke qenë se këngëtarja ka vite që këndon muzikë live dhe si duket momenti erdhi. Me Elsën flasim me gjerë në këtë intervistë…!

– Elsa, kënga jote e parë e publikuar në tregun muzikorë “Ki me pa” erdhi e shoqëruar me klip, një klip mjaftë tërheqës dhe ti shfaqesh sharmante në të? Cilët janë bashkëpunëtorët e këtij produksioni?

-Po, kjo është kënga ime e parë e cila pati një sukses relativisht të mirë, diçka që se kisha menduar, të them të drejtën. Në këtë projekt kanë bashkëpunuar një ekip profesionistësh. Muzika dhe masterizmi është realizuar nga Alandy, teksti nga BimBima, styling nga Dita Shehu të cilën e falënderoj për punën e palodhshme dhe stilin tërheqës dhe mjaftë provokues që solli në klip. Gjithashtu studio Sageri të cilët janë kujdesur për look-un tim.

– Ti këndon prej disa kohësh live, pse prite kaq shumë për të sjellë këtë këngë?

-Karrierën time në muzikë e kam nisur me këngë live, kam pasur shumë kërkesa dhe koha ka qenë e limituar për të sjellë një këngë në tregun muzikorë shqiptarë. Mendoj se një punë e mirë do kohë, dhe ja ku erdhi momenti për finalizimin e këngës. Në vazhdim do kemi projekte të reja, ku do i sjellë dalëngadalë dhe të realizuara.

-Në këto kohë të vështira, mendon se muzika është ilaç me vete, që sjellë pozitivitet tek publiku?

-Në këto ditë të vështira jo vetëm për mua, por për të gjithë njerëzit, mendoj se muzika është një lloj terapie mendore dhe mjaftë efikase që zbut shpirtin dhe stimulon një energji pozitive dhe mjaft shpresëdhënëse.

-Sipas teje, cila është rruga më e sigurt drejtë suksesit?

-Mendoj se njeriu duhet të ketë një vizon të qartë dhe një objektiv për të cilin ai duhet të punojë për të realizuar. Puna dhe këmbëngulja të çon drejtë suksesit.

-E konsideron muzikën pjesë të jetës tënde?

-Unë kam mbaruar studimet e larta për Psikologji dhe muzika është diçka që unë e kam pasion dhe e dua. Është një pjesë e imja, por jo gjithë jeta ime. Gjërat e bukura ndodhin edhe përtej muzikës.

– Mendon se ky është momenti i Elsës?

-Gjërat po ecin ngadalë, por shume mirë. Kjo pjesë ishte e pritshme, vetëm duhet të punoj fortë për t’i sjellë publikut këngë të pëlqyera dhe të realizuara akoma më mirë.

– Kur interpreton çfarë ndjen?

-Muzika më ndihmon të shpreh gjendjen time emocionale, e mirë apo e keqe qoftë ajo (lumturinë, zhgënjimin, dëshirën, ëndrrën, frikën) etj, varet tematika e këngës. Muzika të fut në botën e saj të bukur, ku ndonjëherë përhumbesh në të. Ja pse e dua muzikën dhe dua të jap maksimumin nga vetja ime.

– Kush mendon se e dëgjon muzikën tënde?

-Ata të cilët duan të dëgjojnë muzikë të mirë dhe pa dallime. Muzika që unë bëj është rinore moderne dhe koherente gjë që secili mund të gjejë ndoshta veten sado pak aty.

– Duke qenë se ti je këngëtare e muzikës live, si ndihesh pas çdo vlerësimi në koncerte apo mbrëmje të ndryshme ku je e ftuar?

-Të këndosh live nuk është e thjeshtë. Njerëzit që frekuentojnë vendet ku unë këndoj për të dëgjuar muzikën time kanë shumë rëndësi për mua, të ndihen mirë dhe t’i dhurojmë njërit tjetrit emocione. Është një lloj energjie e ndërsjellë që ata më transmetojnë dhe më vlerësojnë për atë që jam dhe sjellë për publikun. Kur marrë feedback pozitiv ndihem shumë mirë dhe më lind një ndjesi që mbrëmja mos të mbarojë.

-Nëse përballë do të kishe veten, cilën pyetje do t’i bëje të parën dhe cilën nuk do t’ia bëje kurrë?

-Pyetja e parë që i bëj vetes është: “Si ndihesh sot, a ndihesh më mirë se dje?” Dhe pyetja që s’do i bëja është? A do plakesh ndonjëherë (qesh).

– Në fund, do të shtosh ndonjë gjë që na ngeli pa thënë?

-Besoj se fola mjaftueshëm si për intervistën e parë që po jap. Na presin projekte dhe më interesante në vijim, kështu që ia lëmë kohës pjesën tjetër. Dua t’ju uroj shëndet në këtë periudhë kaq kritike, duajeni veten dhe njerëzit përreth, të jeni vlerësues për ato gjëra që keni rreth vetes tuaj dhe punoni sa më shumë për gjerat që doni të arrini në jetë dhe mos lejoni njeri të ju thotë të kundërtën, (qesh).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *