download (1)Kjo është një pyetje që e shtrojnë shumë djem e burra. Është një pyetje që fillon nga adoleshenca e vazhdon për tërë jetën. Të gjithë duan të bëhen të deshirueshëm për sytë e një femre. Më poshtë do të mundohem të jap disa këshilla që mund t’ju vlejnë.

Veshja: Një palë pantallona pak të bollshme, me një ngjyrë që ju shkon u bëjnë mjaft përshtypje vajzave. Mjaft që ngjyra e tyre të mos jetë shumë e fortë. Përpiquni të jeni gjithnjë i rregullt. Ngjyrat e çelura janë kurdoherë më të preferueshme. Asnjëherë mos jepni përshtypjen se kaloni orë të tëra për t’u përgatitur. Vajzat nuk e pëlqejnë këtë.
Modeli i flokëve: Sido që t’i keni flokët, të gjatë, apo të shkurtër, ata duhet të jenë të pastër. Përpiquni t’i mbani pak a shumë në rregull e jo të shprishur. Them pak a shumë, sepse këshilla që dhashë pak më lart për të mos krijuar përshtypjen se harxhon shumë orë për veten tënde është e rëndësishme. Gjëja e parë që një femër veren te një burrë, pas trupit në përgjithësi, është modeli i flokëve. Përpiquni të zgjidhni një model për të cilin të mos jeni i detyruar ta mbani gjithë ditën krëhërin në dorë.
Ka vajza që nuk e pëlqejnë mjekrën e burrave, siç ka edhe mjaft të tjera që e duan atë. Unë do t’ju këshilloja që për takimin e parë të evitoni mjekrën ose favoritet. Nëse ju mbani mjekër, kujdesuni për të. Mbi të gjitha, mos harroni: Pastërtia është kryesorja.
Këpucët: Është shumë e rëndësishme që këpucët të jenë elegante dhe të pastra, por kjo nuk ka aq rëndësi sa kanë këpucët e femrave. Ju mund të mbani këpucë serioze ose edhe atlete. Nëse mbani taka për t’u dukur më i gjatë, kini kujdes që të mos e ekzagjeroni, pasi femrave nuk u pëlqejnë burrat që mbajnë taka të larta.
Zbukurimet: Evitoni unazat. Nëse vini rrip, zgjidheni atë sa më fin e me një tokëz të vogël. Evitoni rripat e trashë e me zbukurime. Megjithëse shumë djem kanë filluar të mbajnë vathë, unë nuk do ta këshilloja një gjë të tillë. Nga ana psikologjike ato nuk i tërheqin femrat, përkundrazi. Ora juaj duhet të jetë klasike. Përpiquni të mos mbani orë të rëndomta elektronike. Mos mbani kurrë stilolapsa ose portofola në xhepin e këmishës, ose xhaketës. Evitoni kopsat, apo butonat që bien shumë në sy. Ato bëjnë që të dukeni shumë i nderlikuar për femrat.
Të brendshmet. Do t’ju këshilloja që t’i zevendësoni kanatieret pa mengë me bluza me mëngë të shkurtra. Ato ju tregojnë më seksi. Përpiquni të mbani të brendshme me ngjyra, ose me motive të ndryshme.
Loconi pas rrojes. Mos e mbytni veten tuaj me kolonjë ose locion pas rroje. Parfumi i tepërt i duket i neveritshëm femrave.
E ecura: Futeni barkun brenda, nxirrni gjoksin përpara dhe mbajeni trupin sa më drejt të jetë e mundur. Mos ecni majtas e djathtas dhe përpiquni të dukeni sa më i sigurt kur hidhni hapin.
Qëndrimi në këmbë apo ulur. Rrini përballë femrës së cilës doni t’i tërhiqni vemendjen duke mbajtur një këmbë pak të nxjerrë përpara, në drejtim të saj. Kur uleni, kryqëzojini këmbët me njëra tjetrën e drejtojini nga femra.
Sytë: Përpiquni të kapni shikimin e saj dhe mbajeni të mbërthyer sa më gjatë të jetë e mundur. Shikojeni qartë, pa harruar të buzëqeshni.
Lëvizja dhe kontakti. Kohë pas kohe rregulloni kravatën tuaj (nëse mbani) dhe kaloni dorën mbi flokë.
Zëri. Uleni paksa zërin dhe flisni qetë, lehtë e me siguri. Në biseda tregohuni i apasionuar. Lerini të shfaqen paksa emocionet tuaja. Përpiquni t’i tregoni asaj ndonjë sekret dhe nxiteni t’ju besojë ndonjë të fshehtë.
Këto janë disa këshilla. Përpiquni t’i zbatoni ato dhe do ta shihni se do të bëheni më tërheqës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *