Është një nga aktorët që publiku e ka aq shumë përzemër që në rolin e Gentit në filmin “Unë, ti dhe Kasandra”. Neritan Liçaj, në çdo rol të tijin në teatër apo në film lë gjurmë në mendjen e ndjekësve të tij. Ai është një nga aktorët e parë që në ngjarjet që gëlojnë prej kohësh në lidhje me teatrin i ka thënë “jo” shembjes së tij! Flasim më shumë me Neritanin!

 

Fabjola Kuburi:- Neritan përshëndetje! Kur gazetarët duan të mësojnë jo vetëm për projektet e tua, por edhe për jetën tënde private, të bezdisin?

Neritan Liçaj:- Jo, nuk më besdisin për sa kohë pyetjet për jetën time private nuk shkelin privatësinë. Por, për të qenë i sinqertë, nuk më ka ndodhur të më kenë bërë ndonjëherë pyetje që kalojnë pragun e privatësisë dhe për këtë ju jam mirënjohës.

– Tani më thuaj, çfarë është kjo “luftë” për teatrin, kush fiton nëse shembet teatri?

-Për mendimin tim, përfitojnë vetëm pak njerëz, fare pak që kanë interesa korruptive. Gjithë të tjerët humbasin.

– Çfarë ka kaq mosbesuese në këtë historinë e teatrit të ri?

 – Gjithçka është mosbesuese, asgjë nuk ngjall besim pasi është  një histori 20-vjeçare ku gjithçka ka qenë e mbular nga mungesa e trasparencës, zbatimit të ligjeve dhe vullnetit për të konsultuar faktorët bazë të teatrit.

– Si mendon çfarë mund ta ndalë gjithë këtë zallamahi sa i përket teatrit?

Këtë nuk di ta them.Unë shpresoj të dalë më e mira për të gjithë dhe jo për ata pak njerëz që kanë interesa korruptive dhe besoj se kështu do të ndodhë, do fitojë e mira e madhe. Uroj shumë të ndodhë!

– Ndoshta ne si shoqëri po shkojmë gjithnjë e më tepër drejt robotizimit të sjelljes dhe po heqim mënjanë ndjenjat, për njerëzit, për artin, … Ku e vëren më shumë këtë dhe çfarë duhet bërë për ta shmangur?

Nuk mendoj se shoqëria po shkon drejt kësaj, perkundrazi përditë e me tepër teatri dhe jo vetëm por artet  në përgjithësi po ndiqen dhe frekuentohen më shumë. Sa meë tepër emancipohet dhe civilizohet shoqëria shqiptare, aq më tepër lind nevoja që të investohet në art dhe kulturë që Shqipëria të keteë qytetarë të kultivuar dhe civilizuar.

– A u jep mundësi sa duhet skena jonë aktorëve?

Për mendimin tim duhet të ketë më shumë skena që t’u jepet mundësia më shumë aktorëve për të prodhuar art.

– Ti interpreton role komike dhe dramatike. Nëse kalon nga një rol komik në një dramatik,  si i përjeton kalimet nga ekstremi në ekstrem?

Po e vërtetë!Të them të vërtetën, nuk është e vështirë pasi kjo është pjesë e profesionit tonë. Të kaluarit nga karakteri në karakter. Puna është që ky kalim të bëhet me sa më shumë profesionalizëm.

– Me çfarë do ta ndërroje teatrin? Çfarë të jep një ndjesi të ngjashme me atë që përjeton ndërsa aktron në skenë?

Teatrin nuk do ta ndërroja me asgjë, ose ndoshta me aeronautikën. Gjithmonë kam pasur dëshirë të jem astronaut e të dal në hapsirë. Por ishte dhe mbetet e pamundur.

– Po një ndjesi të ngjashme me atë që përjeton kur duatrokitesh?

Përqafimi i djemve të mi dhe puthja e time shoqeje kur dal nga shtëpia dhe kur kthehem. Nuk mund të krahasohen por përafrohen, pasi duartrokitjet janë të mrekullueshme por fëmijët dhe gruaja janë dashuritë e mia.

– Sa emocionuese është për ty sot ngjitja në skenë?

Mbetet gjithmonë po aq emocionuese si herët e para. Skena është një tempull, tribunë emocionesh të papërshkrueshme.Duhet t’i provosh që ti kuptosh sepse me fjalë është e pamundur t’i përshkruaj!

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *