“Vetëm një fjalë” thotë Xhesika Polo në këngën e saj të re, një baladë e cila ka rrëmbyer zemrat e ndjekësve të saj. Një projekt ndryshe nga stili i saj, sjell Xhesikën në formën e saj më të mirë!

 

Klajd Heta:- Xhesika, si të kanë shkuar punët që nga hera e fundit që kemi biseduar bashkë për gazetën?

Xhesika Polo:- Mund të  them që nuk kanë ndryshuar shumë gjëra, përveç faktit që i jam përkushtuar më shumë krijimtarisë time muzikore, i kam dhënë prioritet klipeve dhe sigurisht jam marrë me muzikë live.

–  Solle klipin “Vetëm një fjalë”, një klip mjaft i bukur ashtu si vetë kënga, Xhes nëse zakonisht pyetet çfarë prisje nga ky klip unë do të pyes, çfarë nuk prisje?

Kjo është pyetja më e saktë që mund të më bëje, sepse nuk prisja që të kishte një impakt kaq direkt dhe kaq organik kënga, duke qenë se e kam hedhur vetëm tek kanali im i youtube-t, me vetëm 30 ndjekës në fillim, kënga për një javë ka ecur shumë shumë mirë dhe ka marrë shumë pëlqime sesa mospëlqime dhe realisht nuk e prisja që me këtë ndryshim që erdha të pëlqehesha kaq shumë. Faleminderit shumë publikut tim!

– Cili ka qenë urimi i parë e më i rëndësishëm, pas daljes së këngës dhe klipit “Vetëm një fjalë”? 

– Nuk ka pasur një urim specifik që mund ta cilësoj, por mund të them që ka pasur një lumë urimesh nga të gjithë ndjekësit e mi, më kanë shpërndarë videon, më kanë dërguar video duke kënduar, këto kanë qenë edhe goli im më i madh.

Kjo këngë ka një tekst që të rrënqeth… A është ndier kjo gjë edhe nga publiku?

-Mendoj se është ndjerë sepse shumë njerëz e kanë shprehur sesa emocion i jepky tekst dhe kjo këngë, sepse është një tekst i thjesht, i këndshëm dhe shumë i prekshëm, real dhe pa metafora dhe hiperbola. Çdo gjë është e pastër dhe shumë e drejtëpërdrejtë!

-Në përgjithësi, në intervista ti na tregon gjërat e bukura që ndodhin… Nuk ka ndonjë gjë më pak të bukur që mund ta ndash me ne?

– Gjeja më pake bukur është se kënga nuk ka vajtur 1 milion klikime dhe unë po e pres atë moment.(Qesh)

-Cili është sekreti më i madh që femrat nuk do ta thonë asnjëherë?

-Çdo femër ka sekretin e saj që nuk do e thotë asnjëherë dhe ka një arsye që nuk do thuhet, ndryshe nuk do quhej më sekret.

– Je tipi që përshtatesh me të gjithë dhe gjithçka apo që ulesh diku në qoshe dhe mat temperaturën e dhomës ku ndodhesh?

-Çdokush që më njeh, e di që jam njeri shumë fleksibël, shumë social, që përshtatem shumë por asnjëherë nuk dal nga kornizat e vetes time, thjesht i bëj të tjerët të ndihen komodë në praninë time.

– Mendon se je mjaftueshëm me fat?

-Po, sepse bëj një jetë të qetë, të lumtur por që asnjëherë nuk është mjaftueshëm për Xhesikën.

-Ndonjë nga bëmat e tua të fëmijërisë?

-Bëma ime e fëmijërisë, nuk mund të them që kam qenë fëmijë, por diku tek 15 vjeçe, rruajta flokët në të dyja anët e kokës, fshehurazi nga familja. (Qesh)

-Si do të reagoje nëse nesër do të zgjoheshe e shndërruar në mashkull?

-Ah, të them të drejtën do isha pak e lmtur, duke qenë se akoma jetojmë në një shoqëri maskiliste dhe do kisha shumë më shumë përparësi në jetë.

-Për ty, dashuria merr kuptim kur është e qetë dhe çdo gjë shkon vaj, apo kur ka nerv dhe ulje-ngritje?

-Nuk  mund të them që merr kuptim por që çdo marrëdhënie ka ulje-ngritjet e veta, e rëndësishme është ta mbash të balancuar, por që në momentin që çdo gjë shkon vaj nuk është mirë, sepse në atë moment ka gjëra që nuk thuhen dhe nuk është asnjëherë mirë që gjërat të mos thuhen.

-Të shqetëson idea se njerëzit mund të mendojnë për ty thjesht si një bjonde e bukur?

– Unë nuk mendoj se më kanë parë ashtu sepse unë vetë nuk i kam lënë hapsirë që të mendojnë diçka të tillë.(Buzëqesh)

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *