– Jam lexuese e rregullt e kësaj rubrike, ndaj jam e interesuar të di nga ndonjë gjinekolog se çfarë është sëmundja e Gonorreas dhe cilat janë shenjat e saj?

Mr.Dr.Adil Mustafa, gjinekolog, Poliklinika Shëndeti, tel. 0696349892 tel, whatsapp 0038970630444, email dradilmustafa@yahoo.com:-  Përshëndetje! Gonorrea është sëmundje seksualisht e transmetueshme mjaft e shpeshtë dhe nëse zbulohet e kurohet në kohë, është sëmundje e kurueshme. Në rast të kundërt, ajo shoqërohet me komplikacione. Te meshkujt, periudha e inkubacionit është 3-15 ditë dhe ata kanë këto shenja:

• Rrjedhje sekrecionesh të qëlbëzuara nga organi seksual

• Dhembje

• Djegie gjatë urinimit

• Enjtje dhe skuqje të kanalit të jashtëm të urinimit. Në ¼ e rasteve, simptomat janë minimale.

Te femrat, periudha e inkubacionit është 10 ditë dhe ato kanë këto shenja:

• Sekrecione, rrjedhje vaginale jo të zakonshme me ngjyrë të verdhë në të gjelbër dhe shpeshherë, me erë të keqe.

• Dhembje dhe djegie gjatë urinimit;

• Dhembje në fund të barkut;

• Hemorragji mbas kontaktit seksual. Nëse personi bën kontakt seksual oral, personi mund të ketë infeksion të grykës me temperaturë të lartë dhe zmadhim gjendrrash limfatike. Lind pyetja: Cilat janë pasojat e këtij infeksioni? Infeksione të tubave, qelbëzime pelvike, menstruacione jo të rregullta dhe sterilitet apo barrë jashtë mitre. Ndodh që infeksioni gonorroik transmetohet edhe tek i porsalinduri, duke dhënë konjuktivit të syve, ndërsa te meshkujt ka këto pasoja: Infeksione të testiseve,  temperaturë, dhembje të organeve seksuale, ngushtim të kanalit të urines dhe sterilitet.

– Në raste të tilla duhet të merrni këto masa: Nëse ju ose partneri juaj vini re shenja të tilla, duhet t’i drejtoheni sa më parë mjekut familjar dhe t’u nënshtroheni provave laboratorike. Kura e rekomanduar nga mjeku duhet të bëhet e plotë dhe nga të dy partnerët njëkohësisht. Prezervativët janë mjetet mbrojtëse kryesore për parandalimin e çdo lloj infeksioni seksualisht të transmetueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *