Ata janë çifti më i ri dhe më simpatik i estradës shqiptare. Bëhet fjalë për këngëtarët e  njohur Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu të cilët vetëm pak javë më parë kurorëzuan dashurinë e tyre me fejesë në një festë private familjare në Zvicër. Mimoza dhe Seldi së fundmi publikuan edhe projektin e tyre të parë si një çift i dashuruar. “Dashni”, titulluohet projekti më i ri i dyshes së njohur e cila për pak ditë ka arritur të ketë mbi një milion klikime në kanalin zyrtar në “Youtube”. Këtë e ka bërë të ditur vetë Seldi përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e tij në Instagram. Mimoza ishte në gjumë, Seldi kishte shkruar që ajo të zgjohet pasi kanë arritur 1 milionë vetëm për katër ditë. ”Zgjohu @mimozashkodra se u bënë 1 milion, shumë faleminderit të gjithëve,  1 milion për 4 ditë”, ka shkruar Seldi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *