Vedat Ademi është nga ata këngëtarë, nga ata artistë që sado të mungojë në skenë apo në prurje në ekranet muzikore, sapo lançon një material të ri, publiku do ta dëgjojë dhe të e pëlqen atë ashtu si në çdo këngë që ka sjellë. “Zemrën time ke” është kënga më e re e tij, e cila është bërë himn i zemrave të dashuruara. Vedati tashmë jeton në SHBA, por nuk mund të mos jetë pranë dashamirësve të tij dhe këtë e bën me këngët që sjel, madje ka në plan edhe një turnë me koncerte. Suksese Vedat!


Fabjola Kuburi:- Përshëndetje Vedat! Urimet e mia për videoklipin dhe këngën më të re “Zemrën time ke”! Si e sheh ecurinë e saj?

Vedat Ademi:- Përshëndetje dhe faleminderit për urimet. “Zemrën time ke” është projekti më i fundit i lancuar dhe jam i kënaqur me ecurinë e tij të përgjithshme.

– Na trego pak për fabulën e këngës “Zemrën time ke”…si lindi, kush e bëri muzikën?

– Kënga është kompozim i Endrit Shani, kompozitori që ka shkruajtur pjesën më të madhe të këngëve të mia, është këngë dashurie dhe ka ardhur natyrshëm si çdo këngë tjetër.

– Ti kur këndon këtë këngë, i referohesh dikujt?

– Sigurisht unë interpretoj në këngë kështu, duke shprehur që çdo këngë të duket si personale edhe kur nuk ështe.

– Duhet thënë se ti je ndër ata që sjellin gjëra të bukura në këtë vend. Kjo shpjegon edhe numrin e madh të ndjekësve të tu. Çfarë përpiqesh të bësh për ta mbajtur këtë nivel në muzikë?

– Jam shumë i kënaqur me këtë përshkrim pasi kjo është pikërisht ajo që unë dua të kem e të jem. Ndjekësit kanë disa forma dhe numrat në ditët e sotme interpretohen në mënyra të ndryshme. Ajo që më pëlqeu se edhe pse pas shumë kohësh kjo këngë ju kujtoi shijen e këngëve të mia njësoj sikurse të tjerat në të kaluarën dhe e duan po ashtu njësoj.

– Nëse do të vendosje të vije ndryshe në muzikë, me çfarë do të kishin të bënin këto ndryshime?

– Nuk është se dua të eksploroj çdo zhanër por në bashkëpunime mund të provoj ndonjë stil më ndryshe. Live kam interpretuar dhe rep kështu në ndonjë strofë dhe mund ta provoj.

– Muzikë e gëzueshme dhe vargje të trishta, apo vargje të gëzueshme dhe muzikë e trishtë?

– Ka gjendje emocionale të gëzueshme dhe të trishtë por jo muzikë dhe vargje. Ato janë të bukura ose jo.

– Madhështia dhe talenti shkojnë gjithnjë bashkë?

–  Hmmm, madhështia me talentin jo gjithmonë shkojnë në një drejtim. Me vjen për të qeshur me shprehjen në Shqipëri, i madh je plako! Domethënë mund të jetë dhe tepër e thjeshtë për t’u arritur, por talenti vjen me ty kur ti krijohesh, kur ti lind.

-Një bashkëpunim i munguar?

– Sigurisht me ndonjë këngëtar që është i ri, i veçantë ose shumë i njohur për të sjellë një dyshe të fuqishme!

 

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për  1 euro ne muaj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *