Kosova fiton medaljen e dytë të artë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020. Xhudistja Nora Gjakova arriti të mposhtë francezen Sarah Leone Cysique, duke siguruar një medalje të artë.

Në gjysmëfinale, xhudistja nga Kosova mundi japonezen, Tskukasa Yoshida e cila ishte edhe pretendentja kryesor në peshën deri në 57 kg.

Ishte Distria Krasniqi ajo që fitoi medaljen e parë dhe Nora Gjakova tashmë është fituese e një tjetër medaljeje të artë. Kjo e fundit garoi në kategorinë deri 57 kilogramë në Tokyo 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *