– Kam dëgjuar dhe lexuar shpesh se psikologët merren me probleme të ndryshme dhe një psikolog merret edhe me fëmijët, edhe me të rriturit, me të sëmurët mendorë dhe me problemet martesore, me sëmundjet fizike dhe pushtimet nga xhindët etj. A është e mundur që një psikolog t’i bëjë të gjitha këto? Çfarë kualifikimesh duhet të ketë dhe a mund të japë ai ilaçe? Më intereson kjo gjë sepse njerëzit kanë pak besim te psikologu, pasi psikologët nuk përcaktojnë një standard të punës së tyre. Me respekt, Anila nga Durrësi.

Amarilda Garuli, psikologe, email ilda.garuli@gmail.com:- Përshëndetje Anila! Është e rëndësishme të të informoj për rolin, punën dhe rëndësinë e psikologut, por edhe për mitet dhe keq informime që rëndojnë në pa vërtetësinë e tyre figurën e tij. Ҫfarë është dhe jo në përgjegjësinë e tij është e përcaktuar në institucionet tona si kopështe, shkolla, spitale , gjykata, psikolog terapist për fëmijët me vështirësi të ndryshme. A është e mundur që një psikolog ti bëjë të gjitha? Të gjitha çfarë! Sigurisht që jo, nuk mundet ti bëjë të gjitha, ashtu sikurse një mjek. Të jetë pjësë e kaq shumë institucioneve të ndryshme e ndërkohë nga ana tjetër profili i tij si psikolog, kjo nuk të bën të mendosh që psikologu i bën të gjitha këto, pa u profilizuar në atë fushë. Shkollimi apo kualifikimet dhe puna e përditëshme e tij nuk konsiston në këtë gjë. Psikologjia vërtetë është një fushë e gjërë që përgatit psikologë,  por  në  çdo fushë profilizohen specialistë që janë përgjegjës dhe për atë specialitet ku kanë thelluar  më së shumti studimin dhe  punën e tyre.

Psikologu është ai profesionist që ka mbaruar studimet në degën e psikologjisë, tre vite në nivelin Bachelor. Kjo të jep një titull i cili nuk të mundëson ende të kryesh shërbim psikologjik ndaj personit. Për këtë duhet domosdoshmërisht diploma e specializuar  dy vite post-Bachelor, pra niveli master i studimeve.

 

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për  1 euro ne muaj)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *