Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kur ndodh ishemia?

 

– Ju lutem, më thoni, kur ndodh ishemia? Çfarë moshe kap dhe si mund ta kuptojë një person që është me ishemi?

Ishemia është goditja ose sulmi në tru dhe ndodh kur qarkullimi i gjakut në tru ndërpritet. Kur ndodh goditja, qelizat e trurit në zonën e caktuar fillojnë të vdesin, pasi mbeten pa oksigjen dhe lëndë ushqyese, për të cilat kanë nevojë që të funksionojnë. Janë dy lloje goditjesh në tru; goditja ishemike e trurit, kur enët e gjakut që furnizojnë trurin bllokohen dhe goditja hemorragjike e trurit, e cila ndodh kur ka gjakderdhje në tru ose rreth tij. Ka shumë persona që nuk e kuptojnë ose nuk kuptohen nëse kanë ishemi. Dikush që përjeton goditje në tru mund të duket thjesht i pavëmendshëm ose konfuz. Shenjat e goditjes në tru janë të veçanta dhe janë këto: Mpirje ose dobësim i përnjëhershëm i fytyrës, krahëve, ose këmbëve (veçanërisht në njërën anë të trupit, në anën e kundërt të pjesës së trurit që është prekur), konfuzion i menjëhershëm, probleme në të folur ose të kuptuar, probleme të menjëhershme për të parë me njërin ose me të dy sytë. Probleme të menjëhershme në të ecur, marramendje, humbje ekuilibri ose koordinimi. Dhimbje koke e ashpër e menjëhershme pa asnjë shkaktar të njohur. Shpesh, edhe urinim dhe defekim në mënyrë të pavullnetshme. Mund të kapë edhe mosha nën 45 vjeç, sidomos femrat, por përgjithësisht, kap moshat mbi 45 vjeç.

Advertisement

– Trajtimi më i mirë është parandalimi i goditjes në trup, që bëhet duke matur sa më shpesh tensionin e gjakut, kontrollin e zemrës dhe duke ndalur pirjen e duhanit. Nëse keni diabet, duhet ta mjekoni në mënyrën e duhur. Edhe kolesteroli i lartë dhe qëndrimi pasiv sjellin ishemi, ndaj duhet të bëni sa më shumë aktivitete fizike. Duke mbajtur nën kontroll këto që ju thamë më sipër, nuk do të keni rrezik për të patur ishemi.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A trajtohet parkinsoni?

Next Post

“Bidaai” Sadna firmos divorcin me Alekun

Advertisement