Sadna i tregon Prakashit diagnozën e vërtetë të Koshalias, gjë që e trondit atë. Sadna i kërkon mjekut ta nisë operacionin e Koshalias sepse lekët do t’ia sjellë ajo. Ai pranon. Ranviri përpiqet ta bindë Aleku për të ardhur në konkursin e kërcimit dhe i kërkon që të përpiqet të zgjidhë problemet që ka me Sadnën. Ragni shkon në konkursin e kërcimit dhe është tepër nervoze. Sadna largohet nga spitali për të shkuar në konkurs, pa i treguar Prakashit se ku po shkon…

 

Malika shkon në konkurs

Malika trishtohet që nuk po takohet dot me Alekun, i cili nga ana e tij ka shkuar të shohë konkursin e kërcimit. Nis konkursi, por Sadna nuk ka arritur ende. Aleku shikon njeriun i cili sulmoi Sadnën dhe niset pas tij. Sadna e shpëton Alekun nga aksidenti. Vasundra tronditet kur e shikon Alekun aty.

Ragni sheh jashtë nëse kanë ardhur familjarët e saj dhe lumturohet kur shikon Ranvirin. Mësuesja, vjen në konkurs për të inkurajuar Sadnën. Familja Sharma është e shqetësuar se si do të shkojë operacioni i Koshalias. Vasundra shkon në dhomë për të takuar Sadnën, që ta dekurajojë atë. Malika vjen gjithashtu të shikojë konkursin, gjë që e bën Alekun të mos ndihet mirë. Ranviri përpiqet t’i telefonojë Sadnës, por ajo nuk i përgjigjet.

 

Sadna e lë Ragnin të fitojë

Si Ragni, ashtu edhe Sadna performojnë në mënyrë të përsosur, por kur shohin Sadnën në skenë, të gjithë habiten. Mbi të gjitha, është Ragni ajo që zemërohet kur sheh se Sadna ka ardhur të konkurrojë përballë saj. Nga ana e saj, edhe Sadna tronditet kur e sheh Ragnin në konkurrim, pasi nuk e dinte se do të merrte pjesë edhe ajo. Shpallen rezultatet dhe prezantuesja thotë se dy konkurrente kanë marrë pikë të barabarta dhe se duhet të performojnë përballë njëra-tjetrës; ato janë Sadna dhe Ragni. Sadna ndihet e pafuqishme për të konkurruar përballë Ragnit, ndërsa Vasundra e nxit Ragnin kundër Sadnës.

Edhe Ragni ndihet keq për këtë që po ndodh dhe Ranviri përpiqet ta qetësojë. Sadna dëgjon bisedën mes Ragnit e Ranvirit dhe vendos ta lërë konkursin, por mësuesja e saj e bind për të kundërtën. Vineti mërzitet me Maltin për fjalët që ajo thotë. Sadna dhe Ragni konkurrojnë përballë njëra-tjetrës dhe Sadna rrëzohet qëllimisht, në mënyrë…

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *