AH!-JASHTË, PO BIE DËBORË!… (…Dhe, derisa unë po i shkruaj këto radhë, në Skandinavi po bien fluskat e dobëta të borës, mbase dhe në Gadishullin Ilirik, Europë, Amerikë dhe gjetiu! – aq më bën, në zemrën time e ndiej ngrohtësinë e Pranverës së Kuqe, ´81.) -Ditë të mira do të vinë,- për Shqipërinë, Lumë kush të rrojë,-ta shoh zonjë! (Naim Frashëri) Tash, kur po shkruaj këto radhë, më duket së paku mua; një kuriozitet i këndshëm, por, jo aq i këndshëm saqë mendohet: -Do të ishte shumë, më shumë më i këndshëm, sikur të mos isha me familjen time në mërgim. Sikur të ishim pranë të farefisit, miqve dhe mikeshave të mia!… Ja një mrekulli, ndër mrekullitë e rralla: 1. Andej nga Shqipëria Jone, nga Durrësi; nga një miku im i mirë, më erdhi dhuratë e mrekullueshme, në familjen tonë i morëm dhe ca ballakume të ëmbëla që, vetëm ne shqiptarët dimë t´i gatuajmë për ditën e verës, njëkohësisht, ay më paska bërë një nder të madh me një “Fërnet” “të sertë”! 2. Një nder i veçantë për familjen time, më paska bërë dhe një tjetër mik i cili më paska dërguar një raki rrushi nga Përmeti i bukur, madje, të punuar nga duart e tij të arta prej ushtaraku. Të gjitha këto dhurata më erdhën sonte, kur akrepat e orës po ikin përtej orës 24.00, të, siç e quaj: të natë-ditës sime! Kjo është jeta, kjo është ëndrra jonë, që po bëhet realitet! Durrësi i Muzak Topisë dhe Përmeti i Naim Frashërit, po vështrohen, po takohen, po shkojnë me hapa të sigurtë, drejt RIBASHKIMIT, me Vushtrrinë e Hasan Prishtinës. Breznitë e reja, po ecin gjurmëve të të parëve të tyre. Optimizmi i ka hapur krahët, nihilizmin po e shtron idhshëm përtokë!… -Po i përfundoj këto kujtime të ndieshme me zemër dhe të prekshme dorë, me këto vargje nga një këngë popullore tropojane: Plastë armiku, u bëftë copa, Me raketa dhe me topa, I madh e vigël pa u bë hi, Këmbë armiku, nuk shkelë në Shqipëri! (Fatime Sokoli) -Do ta ribashkojmë të uruarën tonë Shqipëri me Kosovën dhe Viset të tjera shqiptare! -Do ta ribashkojmë ore, se s´bën!… Kjo, ishte është dhe do të jetë, gjer në ditën e Fitores, ideja jonë e pastër shqiptare, objektiva jonë e zjartë atdhetare, gjithëkombëtare. Rroftë Shqipëria! Rroftë Flamuri Kuqezi! Rroftë kombi shqiptar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *