Ertugruli, i njohur shpesh me titullin Gazi (1188-1281) ishte babai i Osmanit I, themeluesi i Perandorisë Osmane. Ai ishte udhëheqës i fisit Kaji të turqve Oguzë. Kur arriti në Anadoll nga Turkmenistani, me 400 kalorësit e tij, për të ndihmuar selxhukët rumë kundër Bizantit, Ertugruli arriti të lidhte zinxhirin e ngjarjeve që do të çonin në themelimin e Perandorisë Osmane. Ashtu si djali i tij, Osmani dhe si pasardhësit e tij, Ertugrul njihet edhe me titullin Gazi, që ka kuptimin: luftëtar heroik për kauzën e Islamit.

Ai u bë bej i kajive pasi i ndihmoi selxhukët kundër bizantëve. Qyteti ku ai vdiq, u bë edhe kryeqyteti i Perandorisë Otomane, nën sundimin e Osmanit të Parë. Ertugruli pati edhe dy djem të tjerë…

 

Jeta e vërtetë e Engin Altan Duzyatan-it

Aktori i lindur më 26 korrik 1979 është një emër i njohur në televizionin turk. Engini është shumë i lidhur me vendin e tij, megjithatë asnjëherë nuk e ka mohuar se ka origjinë shqiptare, një e dhënë që pasqyrohet në biografinë e tij.

Aktori ka qenë i lidhur për shumë kohë me aktoren Ozge Ozpirinçi, që ka luajtur rolin kryesor në telenovelën “Shamikuqja”. Lishja e tyre, e nisur në vitin 2008, përfundoi në tetor të vitit 2013. Megjithëse të dy nuk folën kurrë për arsyet që i çuan drejt ndarjes, Ozge ka thënë:

“Nuk dua të shpjegoj se çfarë ka ndodhur. E nisëm këtë lidhje me respektin ndaj njëri-tjetrit dhe duam ta përfundojmë njësoj”.

Megjithatë, më vonë, ajo ka shkruar në Tvviter: “Kini parasysh vajza, se vjehrrave nuk u pëlqejnë shumë nuset, kështu që evitojini ato sa më shumë të mundeni”, duke nënkuptuar se shkak për ndrajen e tyre ka qenë e ëma e Enginit. Në fakt, për shumë kohë qarkulluan fjalë se e ëma e Enginit, mendonte se ajo nuk ishte një nuse e përshtatshme për djalin e saj.

Pas kësaj, aktori u lidh me Neslişah Alkoçlar, së cilës, pesë muaj pas lidhjes i propozoi për martesë.

I pyetur për ndarjen që u pasua shumë shpejt nga lidhja me Neslisahun, ai deklaroi se njerëzit janë të lirë të thonë çfarë të duan, por në fund të fundit, duhet të mësojnë të pranojnë se ky është vendimi i tij.

Megjithëse menjëherë pas dasmës u përhapën thashetheme se

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *