Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përshëndetur suksesin e filmit “Zgjoi” që hyri në listën e ngushtë të nominimit për “Oscar”.

Përmes një postimi në Facebook, presidentja e ka shprehur gëzimin e saj.

“Zgjoi”, filmi i Blerta Bashollit, që rrëfen historinë e heroinës Fahrije Hoti dhe grave të Krushës, nën interpretimin e shkëlqyer të Yllka Gashit dhe kastës fantastike të aktorëve tanë, është zyrtarisht në listën e ngushtë për çmimin më prestigjioz Oscars në kategorinë e filmave të huaj.

“Bravo”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *