Në spital, Atilio zbulon se Vega ka nisur një gjyq duke e paditur atë për bigami, gjyq që mund të përfundojë duke e dënuar atë me burg. Ai i tregon Luterit se Feliksi e kishte shantazhuar se, nëse do t’i tregonte Sezarit për kontratat, ai do të nxirrte në dritë kasetën e dasmës së tij me Marsian. Që të dy vendosin të flasin me Sezarin.

Paulina përpiqet t’i shpëtojë të atit, duke i kërkuar atij ta çojë në plazh, por nuk ia arrin dot. Kur zbulon se ideja për t’u arratisur ka qenë e Sisës, Alehandra merr hak ndaj saj. Kur e mëson këtë, Nidoja e kërcënon, por ajo i thotë se mund të bëjë edhe me Paulinën të njëjtën gjë. Atëhere Nidoja ia bën të qartë se nëse ia prek të bijën, nuk do të ketë mëshirë ndaj saj.

Atilio arrestohet për bigami në spital, para syve të të gjithëve. Feliksi është shumë i lumtur, por i ngelet buzëqeshja në buzë kur Sezari i kërkon të mbledhë gjërat e tij dhe ta lërë zyrën, pasi e ka pushuar nga puna, derisa të mbarojë hetimi për kontratat që denoncoi Luteroja.

Amarilisi dëshpërohet që edhe një herë tjetër fekondimi artificial dështoi. Ajo i kërkon Heronit të kryejnë marrëdhënie së bashku për të mbetur shtatzënë, duke ia mbajtur të fshehur Nikos këtë gjë.

Paloma vendos të shkojë e vetme në Bolivi për të takuar Nidon. Brunoja vë re se Alehandra po e ndjek atë. Pilari dhe Xhonatani vihen në mbrojtje të Feliksit, kundër Sezarit. Valdirene provon fustanin e nusërisë dhe i jep së ëmës lajmin e bukur se është

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *