Avni përballet me Vinetin për problemin e arrestimit të këtij të fundit. Më tej, Avni bisedon me Navinin në lidhje me faktin se ishin ata të dy që e shkaktuan arrestimin e Vinetit. Ragni e dëgjon këtë bisedë, duke mësuar kështu se për këtë, e kanë fajësuar më kot Vasundrën. Sadna ndodhet në spital, por gjendja e saj përkeqësohet. Mjeku informon se Sadna duhet t’i nënshtrohet një operacioni.

 

Vasundra kërkon falje

Sadna i nënshtrohet operacionit, ndërkohë që Indraxhiti dhe Vasundra luten për shëndetin e saj. Mjeku informon të gjithë se operacioni përfundoi me sukses. Aleku, i prekur nga gjithë çfarë ka ndodhur, takohet me Sadnën. Vasundra arrin në spital, ku Ragni e lajmëron se Sadna e ka kaluar rrezikun. Nga ana tjetër, Aleku, i zemëruar me të, nis t’i bërtasë dhe ta fyejë. E prekur, Vasundra niset të ikë, por Aleku e thërret dhe e lejon të shkojë të takojë Sadnën.

Vasundra i kërkon falje Sadnës për lëndimin që i ka shkaktuar, ndërkohë që ajo është në gjumë. Kur hap sytë, Sadna arrin të shohë në mjegull vetëm siluetën e Vasundrës teksa largohet. Aleku dhe Ranviri e falin nënën e tyre dhe kalojnë pak kohë me të. Vasundra u kërkon Alekut dhe Ranvirit që të marrin me vete gratë e tyre, kur të kthehen në shtëpi. Ragni gëzohet kur i sheh të tre së bashku, ndërkohë që nuk ndodh e njëjta gjë me Navinin dhe Avnin. Këta të dy, të zemëruar që u del situata nga kontrolli, nisin të grinden me njëri-tjetrin.

 

Avni e Navini, veprojnë kundër Sadnës

Mjeku informon Alekun për pasojat që do të ketë aksidenti i Sadnës dhe ai vazhdon të qëndrojë në dhomën e saj, duke i shërbyer. Ragni i tregon Maltit dhe Vinetit për çfarë ka dëgjuar të bisedojë Avni dhe Navini. Ragni i tregon planin e saj Maltit dhe të vëllait. Vasundra i sjell Sadnës ushqim në spital, por ende nuk e ka guximin që t’i dalë përballë asaj. Duke ndjekur planin e Ragnit, Malti shkon të takohet me Avnin.

Malti përpiqet të kuptojë planin që ka Avni e Navini dhe ia tregon Ragnit bisedën që bëri me Avnin. Mjeku informon se Sadna do të dalë shumë shpejt nga spitali. Nga biseda që bën me Avnin, Ragni e kupton se ajo po përpiqet të helmojë Sadnën dhe

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *