Këtë radhë vendosa të intervistoja Ministren e Kulturës, zonjën Mirela Kumbaro. Ka plasur debat i madh rreth dhënies së çmimit për poezinë e quajtur “Vrima”. Arrita në Ministri. Jashtë saj dëgjoheshin thirrje të gëzuara. Disa sazexhinj po i binin gërnetës dhe defit. U afrova. Në mes tyre shikoj Ministren. Që mos ta zgjas… Hoqa të zitë e ullirit që ta shkëpusja Ministren nga kërcimi…

Kaso Kosa: – Përshëndetje, zonja Kumbaro! Ç’është ky aheng në ministri?
Mirela Kumbaro: – U, la, la, Kasua! Bonzhur, komo sava, Kaso?! Po si të kam? Më hoqe edhe nga vallja. Ta dish: Ika vetëm se ishe ti, pa nuk shkulesha. Më gëzon xhani, se ka ikur Rama jashtë.
– Më falni zonja Kumbaro, por ç’lidhje ka ikja e Kryeministrit me ahengun?
– E mo Kaso, sa naiv je! Mua po më rreh zemra si trumcak i vogël nga gëzimi, që nuk e di ç’të të them. O zoti Jehova, Allah, Krisht, a zotra të tjerë, sa e lumtur që jam!
– Po përse, pra, jeni e lumtur, që të lumturohem edhe unë, Zonja Kumbaro? E meqë lumturohem dhe unë, i fusim pastaj një kërcim vëndçe…
– Ka ikur Kaso, që iktë natën, ishallah! Leqë ai, natën iku. Më shkatërroi jetën. Kur është këtu, më bërtet. Leqë ti e di, ç’them edhe unë. E ke parë besoj atëherë kur më bëri të qaja në sallën e Parlamentit.
– Po, po, tani u kujtova. E kam parë, moj korbë, si nuk e kam parë!
– Ishallah rri ca kohë andej Kaso, se më katandisi 20 kile. Më kanë rënë mollëzat fare, ja shikoji. Qerpikët më janë varur aq sa as bojën e rimelit nuk e mbajnë dot.
– Enigmë ka mbetur tek unë dhe lexuesit e mi, zonja Ministre. Desha të dija: Ç’ju tha atëherë zoti Rama që qatë?
– Rri, Kaso, mos ma hap atë plagë, se më bëhet zemra copë. Po, hajde, po ta tregoj. Më tha: “O bëj ç’të them unë, o të futa në vrimë të mamasë”.

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *