Nëse te opinioni ynë i shëndoshë veprimet  e Prokurorisë e të Policisë ndaj krimit të vjedhjes  e bastisjes së pronave shtetërore dhe asaj  private ne Lezhë po ngjallin  shpresa te drejtësia dhe Vetingu ,te  pashallarët e krimit dhe korporatës së korrupsjonit ,nuk ndodh kështu . Ata në këtë rast i kanë shpallur shtetit dhe drejtësisë luftën finale ,për jetë a vdekje . Sindikata e krimit ka mobilizuar ,lumpenëin  , gazetarinë mjerane e të korruptuar dhe falangat e politikës që marrin frymë dhe mbahen në këmbë si vegla të krimit në Shqipëri .Kur shikon përpara bashkisë së Lezhës që turma mjeranësh ,të rraskapitur e të verbër , demosrtrojnë në mbrojtje të banditëve dhe hajdutëve ,nuk ka mundësi të mos vëshë në diskutim, normalitetin mendor të tyre .Si ka mundësi dhe ku e gjejnë guximin  këto turma skllevrish të shprehin solidaritetin e tyre me vjedhësit dhe të dalin kundër atyre që u është grabitur prona?! Pse ndodh kjo? Janë të paguar ,janë militantë partishë dhe kanë marë prej tyre sinjalin e alarmit për të dalë në rrugë ,se kanë përfituar edhe ata ndonjë thërrime nga pronat e grabitura ,se duan t’i servilosen sa më tepër pushtetit për të ruajtur ndonjë vend pune a përfitim të pa drejtë? Demonstrime të tilla në Shqipëri , janë bërë mjet i luftës politike kundër ligjit dhe drejtësisë .Në 21 janar , kur qoftëlargu nga fërngjitë e Kryeministrisë vrau katër njerëz të pafajshëm ,një pjesë e popullsisë duartrokiste krimin .Kur u mendua se Meta po kërcënohej nga drejtësia ,turma të rinjsh të LSI së,formuan rrethin e hekurt dhe deklaruan se vetëm mbi trupin e tyre do të kalonin organet e policisë ,nëse do t’u preknin kryetarin .Po ditën që u mor vendimi nga gjykata për kontrollin e shtëpisë së ish ministrit të brendshëm Sajmir Tahirit,a nuk u mbush oborri i shtëpisë së tij me konsomolas të kësaj partie ,për të protestuar kundër vendimit?! Kur në gjithë botën e përparuar demokratike populli pa dallim dhe përkatësie politike sensibilizohet kundër krimit ,në Shqipërinë tonë ndodh e kundërta, ne mobilizohemi për të mbrojtur korrupsionin dhe krimin .A nuk është edhe kjo një anormalitet ,një shënjë primitivizmi dhe atavizmi i rrezikshëm?! Në Lezhë duhet të kishte demostrime, madje jo vetëm nga vendasit, por nga gjithë Shqipëria , në mbështetje të prokurorisë dhe të policisë në luftën kundër krimit . Le të ishte ky demostrim masiv si shënjë dhe ogur i mirë në mbështetje të reformës dhe fillimit të Vetingut .Por kjo nuk ndodhi. Pse? Sepse e presim drejtësinë si dhuratë vetëm nga Amerika dhe Bashkimi Europjan ,por edhe pse  korrupsioni e ka prekur keq  shoqërinë Shqiptare , në cdo qelizë të saj   . Ndërsa shoqëria dhe sindikalizmi shqiptar e ndiejn veten si spektator,si qënie të imunizuara nga krimi kur në të vërtetë ato janë vemje të krimit .

Po një pjesë e gazetarisë së inkriminuar si e përcolli ngjarjen e Lezhës ? Pasi asaj i shteruan argumentat ligjore dhe morale ,ju kthyen kodeve të kanunit të ” Lek Dukagjinit “të besës së dhënë ,apo rregullave të “tokës së xanë “.Mjerimi I tyre shkon edhe më tej sa për të shpëtuar krimin nga drejtësia , bëjnë thirrje për të nxitur luftën Veri – Jug ,strategji e njohur dhe e vënë në zbatim nga forcat antishqiptare .Dhe në ballë të kësaj lufte të turpëshme qëndrojnë segmente dhe grupime politike , koka e krimit dhe e korrupsionit në Shqipëri . Luftën kundër krimit ato kërkojnë ta bëjnë me metoda dhe rrugë kriminale. Në këtë gjëndje paniku dhe frike që u ka shkaktuar Vetingu ,ata përpiqen të shpëtojnë ç’të shpëtojnë nga krimet e bëra .Basha ,në vend të mbështesë Prekurorinë për aktin e ndërmarë në Lezhë ,ankohet se pse nuk arrestohen edhe kryebashkiakë socialistë . Mesa duket është gati të bëjë tregëti me robërit e krimit  ,ku të shkëmbei një peshkaqen të krimit nga radhët e tyre me disa peshq nga krahu tjetër politik .Sipas tyre nëse nuk do të funksjonojë ky llojë mekanizmi për tregëtinë e kriminelëve ,atëhere ata paralajmërojnë shkelje të rregullave të opozitarizmit dhe konsensusit në demokracinë Shqiptare .Dhe pas kësaj vjen kërcënimi me luftë dhe revolucione ,me gjak dhe viktima .Edhe klithma e opozitës se Rama po synon të kapi drejtësinë ,nuk është gjë tjetër vecse pjesë e kësaj tregëtie me krimin .Të akuzosh Ramën se po kap drejtësinë apo se inicioi rastin e Lezhës është mediokritet .Jo vetëm se Rama ,për reformën në drejtësi duket i fshehur pas nismave ndërkombëtare ,por edhe në rastin e Lezhës akuzohet se ka pasur informacion dhe ka heshtur .Të pranosh tezën se Rama po synon të kapi drejtësinë ,është investimi më i keq për Vetingun dhe mbrojtja më e mirë e pazareve politike dhe e tregëtisë me krimin dhe korrupsionin të cilat e kanë shpurë në këtë gjëndje drejtësinë Shqiptare .

Agron BERDAJ .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *