ZanfinaDuket se nuk ka për të marrë fund kurrë sherri mes familjes Ismajli dhe këngëtares Leonora Jakupi. E kanë rikthyer në vëmendje këtë fansat e Zanfinës nëpërmjet disa pyetjeve në faqen e saj të fansave. Një vajzë e quajtur Anita Gashi, i drejtohet këngëtares me pyetjen: “A ka shanse me u pajtu Adelina me Leonorën?”. Këngëtarja e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë duke u përgjigjur: “Na nuk e lëpijmë atë që e pështyjmë”. Dhe duket se këtu mbyllet njëherë e përgjithmonë kjo çështje e konfliktit të vjetër kur këngëtarja Leonora Jakupi denoncoi për sulm fizik, kolegen e saj, Adelina Ismaili.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *