IMG-20151029-WA0007Fatty Alia, është këngëtarja bukuroshe që edhe pse ende e re në moshë, vetëm 22 vjeçe, të gjithë jetën e saj është marrë me muzikë dhe ia ka kushtuar asaj. Talentin për muzikë ajo e ka zbuluar që fëmijë në moshë të vogël kur këndonte nëpër festivalet për fëmijë dhe që atëherë kënga u bë pjesë e pandashme e jetës së saj.. E do këngën, këngën që brenda saj ka botë dhe i qëndron kohës sido të jetë ajo, edhe pse tashmë komercialiteti është bërë baza e muzikës shqiptare. Kjo është Fatty që e dashuron muzikën live dhe jetën e saj!

 

Fabjola Kuburi:- Fatty,si fillim Si do që ta nisim këtë intervistë tënde të pare, në gazetë Intervista?

Fatty:- Përshëndetje, si fillim dhe uroj të jeni mirë të gjithë!! Unë uroj që kjo  intervistë si një ogur i mbarë për mua. Ju pak a shumë më njihni dhe e dini që kam një dashuri të çmendur për muzikën. Do i përkushtohem me të gjitha forcat e mija. Uroj t’ia arrij edhe pse fillimi i mbarë është gjysma e punës.

– Çfarë pret nga publiku yt?

– Të më vlerësoj në atë që bëj, sepse këndoj me shpirt dhe duartrokitjet e publikut janë një vlerësim i jashtëzakonshëm për mua.

-Ti ke këngë audio në youtube por ende jo një klip, çfarë të ka penguar të sjellësh për publikun një të tillë?

– Po, është e vërtetë që kam këngë në youtube, por që janë audio.  Kam qenë e angazhuar me jetën private prandaj edhe kam vonuar kaq shumë në realizimin e një klipi, por që shumë shpejt do ta sjell një të tillë.

– Një vajzë e re dhe e bukur si ty, si e ka menduar të ardhmen?

– Eh, ta dish ti si e kam menduar unë të ardhmen!(Buzëqesh) Me muzikën pranë meje, nuk diskutohet që po, me shumë gjëra të bukura përreth, mbushur me dashuri siç jam tani. Të tjerat, ia lëmë kohës më mirë.

– E ke menduar se deri kur do këndosh?

– Deri sa të më mbajë fryma. Muzika është shumë e rëndësishme në jetën time dhe do angazhohem në të, derisa të kem jetë. Nuk e  shikoj dot jetën time pa muzikën.

– Nëse një ditë do të duhet mos të këndosh më?

– Nuk e imagjinoj dot, madje as nuk dua ta mendoj, sepse muzika është gjysma ime, a mund të jetojë njëriu gjysmë?(Buzëqesh)

– Çfarë ka përveç Fatty-t dhe muzikës?

– Është Fatty, muzika dhe fotografia. (Qesh) Unë jam një këngëtare e apasionuar pas fotografisë. Janë shumë të lidhura muzika fotografia dhe Fatty.(Buzëqesh)

– Ti je e bukur, pse muzika dhe jo modeling, përshembull?

– Po, mendoj seriozisht ti futem modelingut, sepse është një fushë ku mendoj se mund të kem të ardhme shumë të bukur. Sigurisht, pas muzikës.

– Pra, muzika për ty është më shumë pasion sesa profesion?

– Dua ta shikoj gjithmonë si diçka pasionale që bëhet më dashuri dhe shumë përkushtim. Kur diçka kthehet në profesion bëhet si diçka e obliguar dhe unë muzikën dua ta shikoj gjithmonë si diçka që bëhet me qejf, jo me detyrim.

– Do na zbulosh diçka nga planet afatshkurtra?

– Si fillim dua të vij me një klip të bukur ,të veçantë, të dallojë nga masa dhe të jetë i arrirë. Pastaj, kam edhe disa plane afatgjata por të realizojmë këto afatshkurtrat njëherë.(Buzëqesh) Ne do flasim sërish apo jo, me kohë çdo gjë!

– Sigurisht që do takohemi dhe do flasim përsëri, por në fund duam një premtim nga Fatty, një premtim që ta mbash ama…!

– Unë kur bëj një premtim e mbaj dhe i premtoj publikut që do sjell këngë të reja dhe të bukura si kjo që është në përpunim e sipër. Qofshi mirë të gjithë që të dëgjoni, këndoni, kërceni dhe pëlqeni këngët e bukura dhe të kompletuara. Love Fatty!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *