Prezantuesja tashmë e njohur e emisionit “Njerëz të humbur”, është përfshirë në një konflikt me televizionin “Klan” ku edhe ka punuar për një periudhë kohe dy vjecare. Vetëm pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës ka vendosur që drejtuesja e emisionit “Njerëz të Humbur”, Aida Shtino t’i paguajë televizionit Klan shumën prej 841869,53 lekësh. Vendim që ka ardhur si rezultat i abuzimit nga ana e saj me numrin e celularit të televizionit Klan, të cilin vazhdonte ta përdorte edhe pas largimit nga puna në këtë media. Shtino ka refuzuar të dorëzojë kartën SIM e cila i ishte dhënë në korrik të vitit 2009 kur moderatorja ishte pjesë e stafit të “Klan” dhe të gjitha shpenzimet mbuloheshin nga ky i fundit deri më 30 korrik 2011 , kohë që shënoi edhe ndërprerjen e marrëdhënies së punës mes dy palëve. Që prej kësaj kohe, asaj i është kërkuar numri gjë që ka hasur në refuzimin e saj ndërkohë që vijonte të përdorte kartën Sim përgjatë 3 muajve pas largimit nga puna pa paguar asnjë detyrim financiar. Për rrjedhojë shuma e detyruar për t’u paguar rezultoi të kishte arritur në 8 milionë lekë të vjetra që tashmë, pas humbjes së gjyqit me televizionin në fjalë, do t’i duhet t’i shlyejë vetë moderatorja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *