Ju zotëroni një iPhone dhe, pavarësisht nga modeli, e doni shumë atë. Sa herë në ditë e shihni ju iPhone-in tuaj, qëkur ngriheni dhe derisa flini? Çfarë do të ndodhte nëse nuk do ta kishit atë me vete? Sipas studiuesve të Universitetit të Misurit, sindroma e mungesës së iPhone është reale. Pas një serie testimesh të realizuara nga universiteti, studiuesit kanë deklaruar se përdoruesit e iPhone që kanë qenë privuar nga telefoni i tyre, mund të vuanin nga «efekte të rënda psikologjike dhe fiziologjike», si për shembull, rezultate mediokre në testet e ndryshme.
Për këtë studim, studiuesit kanë rekrutuar 40 njerëz për të bërë me ta dy lojëra me fjalë të fshehura. Loja e parë ka mbaruar ndërkohë që njerëzit kishin telefonin e tyre me vete, ndërsa e dyta u bë pa telefon. Kjo i ka bërë studiuesit të nxjerrin përfundimin që përdoruesit e iPhone kishin nevojë të kishin me vete celularët e tyre në momentet kur përqendrimi është thelbësor, përndryshe ata do të dilnin dobët në test. Mund të shtrohet pyetja nëse i njëjti përfundim mund të aplikohet për çdo lloj pronari smartphone dhe jo vetëm për ata që kanë iPhone…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *